Home » Sport » Behrami “thumbon” Petkoviqin?

Behrami “thumbon” Petkoviqin?

Valon Behrami u largua me shumë bujë nga përfaqësuesja e Zvicrës. 33-vjeçari deklaroi se u përjashtua nga Vladimir Petkoviq për arsye politike dhe nuk e kishte merituar këtë tretman.

Më pas ishte trajneri boshnjak, i cili kërkoi falje, derisa gjithçka ishte një ‘keqkuptim’ dhe nuk ka dashur të ndodhë, ajo që faktikisht ndodhi, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, Behrami po dëshmon se është në formë përkundër 33 vjetëve, derisa së fundi është bërë kapiten te Udinese.

Atë e lavdëroi pas ndeshjes trajneri Vasquez dhe tifozët, duke e përshkruar si një lider të vërtetë.

Por, kujt ia kushtoi statusin në “Instagram” pas ndeshjes me Sampdorian. “Keqkuptimet nuk kanë nevojë të shpjegohen. Kam ide të qarta dhe njerëzit e duhur rreth meje”, ka shkruar Behrami.

Statusi i tij duket i paqartë edhe pse mediat zvicerane e kanë shpjeguar se është ndaj trajnerit Petkoviq.

Pavarësisht polemikave të fundit, Behrami është në top-formë, si gjithmonë.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch