Home » Lajme, Vendore » Bejtush Gashi, ministër i ri i Punëve të Brendshme

Bejtush Gashi, ministër i ri i Punëve të Brendshme

Ai u emërua në postin e të parit të rendit në Kosovë, pas dorëheqjes së Flamur Sefajt, të cilën ia kërkoi kryeministri Ramush Haradinaj.

Bejtush Gashi, që u emërua sot në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, ishte ligjërues në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në atë të Arkitekturës, atë të Elektroteknikës, si dhe ligjëroi edhe në disa kolegje private.

Gjatë vitit 2006-2007, Gashi u zgjodh në postin e drejtorit në Departamentin e Politikave të Sigurisë së Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gashi në vitin 2005 mori titullin Doktor Shkence me mbrojtjen e tezës “Prania ushtarake në Kosovë në periudhën 1945-1990”, “Spiro Moisiu”, në Tiranë.

Ai i u lind më 27 korrik 1957, në Prishtinë. Është anëtar i Aleancës Kosova e Re. Para se të emërohej në krye të MPB-së, ishte zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai u emërua në postin e të parit të rendit në Kosovë, pas dorëheqjes së Flamur Sefajt, të cilën ia kërkoi kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se kishte humbur besimin te Sefaj pasi nuk e kishte raportuar paraprakisht për ngjarjen rreth arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch