Home » Lajme, Opinione » Bekim Haxhiu: PDK-ja në sondazhet e fundit është 2 përqind para LDK-së

Bekim Haxhiu: PDK-ja në sondazhet e fundit është 2 përqind para LDK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në bazë të sondazheve të fundit është PDK-ja që del subjekti i parë.

Duke folur në “Imazh” te RTK, Haxhiu ka theksuar se PDK-ja është 2 përqind para LDK-së.

“Në sondazhet e fundit partia e parë është PDK-ja. PDK-ja në sondazhet e fundit është 2 përqind para LDK-së dhe kjo diferencë do të rritet edhe pas 3 gushtit edhe edhe në fushatë. Vetëvendosje nuk besoj se mund të arrijë më shumë se sa 15-16 deputetë, bazuar në performansën dhe përçarjen e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë se PDK-ja ka ofertë të mirë, duke i rritur pagat dhe se të gjitha partitë së bashku nuk kanë mundur të bëjnë sa ka bërë kjo parti.

Haxhiu ka kritikuar PSD-në e drejtuar nga Shpend Ahmeti, duke thënë se është sovrani që e thotë fjalën e vet në zgjedhje dhe se peshën e dikujt nuk mund ta përcaktojnë subjektet politike.  

“Shpend Ahmeti që e ka tradhëtuar elektoratin e Vetëvendosjes e i cili sipas sondazheve nuk peshon as 2 përqind nuk mund të tregojë se kush duhet të dalë në pozitë e kush në pozitë”, është shprehur Haxhiu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch