Home » Lajme » Bekim Rexhepi: Islami politik në shoqërinë shqiptare

Bekim Rexhepi: Islami politik në shoqërinë shqiptare

Islami politik në shoqërinë shqiptare

Nga Bekim Rexhepi

 

Duket qe edhe ne shoqërinë shqiptare po shfaqen pikëpamjet polemizuese në lidhje me Islamin, i cili viteve të fundit në shoqërinë tonë ka shfaqur tendenca agresive dhe intolerancë kombëtare. Dikur kultura Islami në shoqërinë shqiptare ka shfaqur mangësi të shumta ne lidhje me konceptin për Islamin, duke u nisur së pari me përkthime dhe qartësime të librit të shenjtë (Kurani) Islam, pastaj me shkollimin nëpër medrese, me organizimin në një “ Bashkësi Islame”, e të tjera organizata.

 

Ishte dhe akoma qarkullojnë shumë trillime mbi islamin, ato qëpari dolën nga mos kujdesi i vet predikuesve të fesë islame, madje ishin vet ata të pakujdesshëm, të pavetëdijshëm për pasojat e paraqitjeve të tyre ne opinionin e gjerë. Ata si predikues të fesë, herë janë paraqitur si lakmitarë, herë si primitivë, herë si barbarë dhe më shumë herë ata ishin mashtrues.

 

Islami akoma nuk e ka riprovuar të bëjë reforma në disa koncepte brenda dogmës, as edhe sot e kësaj dite nuk ka ndryshuar më të përfolurin koncept primitivë, i cili shkelë në mënyrë drastike konditat e lirisë së barazisë mashkull femër!. Të sqarojmë këtë konditë  e cila lejon, favorizon padrejtësisht mashkullin mysliman, të ketë marrëdhënie seksuale, deri në shtatë femra (me një akt martesor deri në shatë gra), ndërsa anasjelltas femrën e dënon, ti rri një burri/ sheikëve, madje mbyllet, skllavërohet në mënyrë abuzive me mbulesa (me shami, ferexhe, e të tjera gjëra si këto…) dhe e subvencionon tërësisht nga elemente të tjera moderne e jetësore që janë fare estetike-dekorative, që shtojnë përmasat e luksit jetësor në shoqëritë e shumta tashmë të civilizuara.

 

Në këtë vazhdë të mendimeve kritike veçohen sidomos ata mendimtarë evropianë si Makiaveli, Simon Okli, Bulonvilje, Didëro, Molieri dhe Volteri, gjithashtu këta kanë përshkruar myslimanët, veçmas disa profet si mjaftë epshorë, me tendenca tiranie dhe vulgarë.

 

Në marrëdhëniet mashkull-femër në Islam, akoma vazhdojnë të anashkalohen jashtë atyre rregullave të tjera strikte, që mbase pretendohet se janë të vendosura në Islam. Ndërsa, Interpretimet lidhur me këto marrëdhënie mashkull-femër, mbesin në mëshirën supreme (pra vetëm të asaj logjike) të logjikës – vendosëse të mashkullit mysliman. Islami nuk e ka, siç qe thënë për disa qytetërime të tjera se e kishin, një qendër tipike e cila mban idealin për njeriun (e barabartë), qoftë në politikë apo në atë fetare. Nëse dijetaret, teologët-juristë, ulematë mbartin dituri, njohje të ndryshme mbi islamin, ata të gjitha këto nuk mund ti ushtrojnë përtej vet doktrinës dhe asgjë më tepër.

 

Fundamentalizmi i cili është i përhapur në botën myslimane, provon të bëjë një qethje të lehtë duke lënë një zonë aktive, ku në këtë zonë eksperimentohet ekstremi i një lufte politike kinse në mbrojtje të Islamit nga Perëndimi.

 

Debatet për konfliktin e pas mesjetës, ndërmjet Islamit dhe Evropës në Mesdhe nga disa ideatorë të mendimit islamik, i perceptojnë dhe i vënë kinse në këndvështrimin eurocentrik, debate të cila sipas tyre u ndërtuan mbi bazën e kontradiktave politike dhe fetare.

 

Islami dhe udhëheqësit e tij, nuk arrijnë dot të argumentojnë misionin kryesor të paqes, madje duke i fashitë të gjitha debatet dhe duke i klasifikuar ato si indoktrino perëndimore, për një islam me dhunën, intolerancën dhe fanatizmin ekstrem.

 

Shqiptaret me kulturë mbizotëruese perëndimore nuk mund të shtiren për merake të disa hoxhallarëve, imamëve se mund të kthejnë gëzofin ka fyen era. Shqiptaret kanë kulturë perëndimore dhe përfundimisht, ata duhet të mbesin në këtë zonë sepse historia e tyre i ka dhënë shembujt më të fortë perëndimit, se si ata i mbijetuan krimit më të egër të aventurës (osmane) Lindore, për përhapje, shtrirjeje edhe më në perëndim. Shqiptaret duhet të sfidojnë këtë përhapje, këtë shtrirjeje fundamentale drejtë perëndimit, ndofta edhe qasja perëndimore tanimë ka kuptuar se duhet ndihmuar shqiptaret në përpjekjet e tyre për të ruajtur kulturën e tyre nga agresioni i doktrinës islame.

 

Islami politik në shoqërinë shqiptare tenton të pozicionohet edhe në brendi te institucioneve, madje me tendenca barikaduse, të betonimit të kulturës shqiptare me element të një kulture primitive lindore…

 

Uroj qe zoti të jetë më shumë shqiptar, karshi një fati!…

I’ve listed some essaysheaven.com ideas on how to distinguish between patients

3 Responses

  1. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum z.Bekim !
    Uroj që Zoti të udhzojë në rrugë të drejtë të Islamit inshaAllah. A M I N…po jo ka 7 gra po nga 4 gra, nuk e paske lexuar mirë, po shihet se nuk ke lidhje me Islam. Po në kohën e fundit shumë njerz janë duke i futur hundët aty ku nuk duhet, poashtu edhe ti po bënë të mjejtën. Islamin nuk mundeni ta shuani, por as ta njollosni sa do që të mundoheni.Mos harro se, All-llahu në Kur’anin Fisnik ka thënë :
    “”” FEJA E VETME E PRANUAR TE ALL-LLAHU ËSHTË ISLAMI”””.
    selamat, rexhep@ch

  2. Te pershendes Bekim 31.10.2011

    Une mendoj se me se pari titullieshte jo i isakte. Titulli i qelluar do te ishte:
    ISLAMI SISTEM JETE NE SHOQERINE SHQIPTARE .
    Se islami eshte nje sistem universal qe regullon jeten e njerezimit ne cdo fushe Si:ne Familje,shoqeriPolitike,ekonomi,arsim,etike,etj.Shume njerez shkruajn ne emer te Islamit(Paqes)Pa logjike fare ne te, Nuk kuptoj dot,njeriu te mohon Krijuesin a ne te njejten koh thithen Ajrin e Tij ngrohet me diellin eTij,dhe cdo te mire ne ket Planete.Ne fund te kshilloj mos u mundo qe ne detin e pa fund te kerkojsh gjilperen e humbur te trilluar ne mendjen tende nga Idoli yt MAKIAVELI.,.?:
    ;; Mos shkruaj pa Pergjegjesi ;;
    Lexo mbi Realitetin e Islamit

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch