Home » Lajme, Vendore » Beograd: 116 vjet burg për njëmbëdhjetë shqiptarët e Preshevës, ish-pjestarë të UÇK-së dhe UÇPMB-së

Beograd: 116 vjet burg për njëmbëdhjetë shqiptarët e Preshevës, ish-pjestarë të UÇK-së dhe UÇPMB-së

Njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar sot në Beograd me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”. Pesë të dyshimtë janë liruar. Aktgjykimi u shpall nga Gjykata Supreme për krime lufte. Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë të UÇK-së, se i kanë “maltretuar deri në vdekje së paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnë të zhdukur, kurse se paku 153 janë marrë në pyetje, janë torturuar e më pas janë liruar”. Në fjalën përfundimtar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar të lirohen duhet theksuar se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur “Bozhur 50” nuk është e vërtetë. Agush Memishi është denuar me 12 vjet burg, Samet Hajdari është denuar me 15 vjet burgim, Nazif Hasani me 13 vjet, Ahmet Hasani me 13 vjet, Burim Fazliu me 12 vjet, Selimon Sadiku me 12 vjet, Faton Hajdari me 10 vjet, Ferat Hajdari me 8 vjet, Kamber Sahiti me 8 vjet, Sadik Aliu me 8 vjet dhe Shefket Musliu me 5 vjet. “Nuk dihet numri i saktë i civilëve të vrarë, e as identiteti i tyre, nuk dihen as kryerësit, vendi, koha dhe mënyra e vrasjeve”, ka thënë mbrojtja. Kryetarja e gjyqit Snezhana Nikoliq Garotiq ka thënë duke spjeguar vendimin se të denuarit kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile në periudhë prej në fillim të muajit qershor deri në fund të muajit dhjetor 1999 duke përshkruar detajisht përdhunimin dhe torturimin e dëshmitarëve të mbrojtur C1 dhe C2. Gjyqi për krimet e luftës ka thënë se është i kënaqur me pjesën e denimit të gjykimit që iu është shqiptuar shumicës së pjestarëve të “grupit të gjilanit” mirëpo do të ankohet në vendimin që të lirohen nga akuzat 6 prej tyre, ka thënë për Tanjug zëdhënësi i gjyqit për krime të luftës Bruno Vekariq. “Drejtësia me këtë vendim është vetëm pjesërisht e kënaqur me faktin se çfarë ata kanë bërë. Dënimet e caktuara që ata kanë marrë janë vetëm një pjesë e satisfaksionit të viktimave” ka thënë Vekariq. Vekariq ka theksuar se ky gjykim ka qenë me një rrezik të madh si dhe gjyqi ka pasë një presion të madh duke patur incidente të shpesha që kanë ndodhur ndërmjet gjyqit dhe të akuzuarve. Gjykimi i “Grupit të Gjilanit” nga të cilët shtatë janë në “arrati”, është unifikuar me vendimin e gjykatës në mars të këtij viti. Aktakuza e prokurorisë e 11 gushtit të vitit 2009 i ngarkon Shemsi Nuhium, Nazif dhe Ahmet Hasanin, Faton, Samet dhe Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin Selim Sadikun, Agush Memishin dhe Burim Fazliun, se nga qershori deri në dhjetor të vitit 1999 “i kanë torturuar deri në vdekje 80 persona”. Nga akuza janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Alia, Shaqir Shaqiri, Idriz Alijajt, Ramadan Halimi që janë në arrati dhe Shemsi Nuhiu që është transferuar nga Zvicra në Serbi në maj të 2012./A.B./

One Response

  1. KUJTIM_PRESHEVA thotë:

    O Populli Shqiptar Zgjono e Shifeni shka po bon serbija na mur ma te miret ton qe patem na mur krejt rinijen shqiptare nuk len rahet kurr nuk edi qka po dodh me neve ne KOSOV EN LINDORE KU JON SHQITARET qoni dhe dili thuni STOP serbije qon se keshtu mo nuk durohet mos bjen flet me trishtim nuk edi se si qohesh te nesren STOP SERBOJ STOP Niher e Per gjithmon o preshev oj jetim nuk dote lojm kurr vetm gjithmon jem ty edhe pse jem larg vendlidjes por me zemer je me ty Qoheni dhe dimon vllezrit ton qe po kalpen burgjet serbojes por atin shpijun dot vjen rendi do vrehet si hesat pash toptani se ka shqiptrija avni rrustem se jet shqiptari

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch