Home » Lajme, Opinione » BEOGRADI ME KURS TË VJETËR POLITIK NDAJ KOSOVËS

BEOGRADI ME KURS TË VJETËR POLITIK NDAJ KOSOVËS

Fehmi Ramadani2Ftesa që iu kishte bërë Hashim Thaqit, si ministër i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës nga një organizatë civile në Beograd për të marrë pjesë si mysafirë në një Konferencë të organizuar për integrimet evropiane, këtyre ditëve kishte has në reagime të ashpra nga politika zyrtare dhe jozyrtare e Beogradit.

 

Deklaratat e një pas njëshme duke filluar nga kreu i Qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq dhe më poshtë se në rast të vizitës së Hashim Thaqit, zv/kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës më 24 prill të këtij viti në Beograd mund të ndalohet, apo edhe të arrestohet, sepse sipas tyre na qenka në fuqi ende ligji i Milosheviqit, i cili i kishte akuzuar të gjithë liderët e botës duke filluar nga Bill Klinton e shumë të tjerë dhe deri te Hashim Thaqi për luftën e fundit çlirimtare që kishin zhvilluar në Kosovë.

 

Një thënie e vjetër popullore thotë se “Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron”. Kjo thënie demanton edhe njëherë politikën fashiste dhe shoviniste serbe, se përkundër disa përpjekjeve pozitive që kishin bërë, sidomos me Marrëveshjen e Brukselit, kjo politikë assesi të shkëputet dhe të këndellet njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e saj shumë tragjike, si për popullin serb, por edhe për popujt tjerë të rajonit.

 

Hashim Thaqi, tashmë ka pësuar një transformim të dukshëm të karrierës së tij politike duke u shndërruar në politikan të profilit demokratik e evropian dhe për Bashkësinë Evropiane është i çmuar dhe konsiderohet si një politikan që ka investuar shumë për paqen e rajonit.

 

Politikanët e Beogradit, të cilët sot e përbëjnë Qeverinë serbe, si Nikoliq, Vuçiq, Daciq, Vulin dhe shumë të tjerë kanë një të kaluar shumë të keqe dhe kurrsesi nuk po mund të bëjnë ndryshime rrënjësore të kursit të tyre politik nga paraardhësit e tyre.

 

Mbështetja në ligjet e Milosheviqit jo vetëm që tregon kursin e vjetër politik të mendësisë fashiste serbe, por kjo vetëdije rrezikon të kthejë shumë procese në të kaluarën e hidhur dhe tragjike.

 

Moslejimi, apo ndalimi për të vizituar Beogradin Hashim Thaqi edhe pse nuk është i ftuar nga Qeveria e saj rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Ndalesa e Hashim Thaqit për në Beograd nënkupton edhe rrezikim të raporteve ndaj minoriteti serb në Kosovë, për të cilin Bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë.

 

Kjo ndalesë është edhe kundër politikës së normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, por edhe kundër kursit të integrimeve evropiane të këtij shteti.

 

Reagimi ndërkombëtar ndaj këtij veprimi të Beogradit do të duhet të ishte i ashpër dhe ajo përfundimisht duhet të rishqyrtojë pozicionin e saj ndaj politikës së Beograd, e cila mund të shndërrohet në burim kryesor të krizës  dhe destabilizimit të rajonit dhe Evropës.

 

Ndërsa, politika e Kosovës, duket të jetë shumë më fleksibile, me reagime shumë të matura dhe me gjakftohtësi primare, sidomos në raport ndaj  pakicës serbe, sepse nuk guxojnë të rrezikohen këto marrëdhënie.

 

Prishtina zyrtare duhet të jetë e kujdesshme. Ajo nuk duhet të bjerë në grackën e fashizmit serb, por përkundrazi duhet të jap shembullin e një shteti demokratik ndaj pakicave, por edhe ndaj shteteve fqinje dhe rajonit.

 

Prishtina zyrtare nuk duhet ndërmarrë asnjë masë të njëanshme dhe ashpërsuese, sidomos ndaj pakicës serbe, por duhet dhënë provën demokratike si shtet kontribuues ndaj paqes dhe stabilitetit të rajonit.

 

Beogradi zyrtarë duhet të zgjedh ndërmjet normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën dhe integrimet evropiane, apo do të mbetet ende “vrimë e zezë” e rajonit dhe Evropës.

 

Në rast të dështimit të kësaj vizite në Beograd, Bashkësia ndërkombëtare, seriozisht duhet të rishqyrtojë politikën e saj ndaj këtij shteti problematik me mendësi të shekullit të kaluar. Ndryshe do të duhet edhe shumë kohë deri në vetëdijesimin e politikës serbe karshi evropianizimit, normalizimit dhe demokratizimit të rajonit.

Fehmi RAMADANI 

filme porno
xnxx
xxx
xxx

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch