Home » Vendore » Beogradi s’lejon përmendore për UÇPBM-në as në Rahovicë

Beogradi s’lejon përmendore për UÇPBM-në as në Rahovicë

Beoghrad, 27 maj – Pas heqjes nga Presheva, autoritetet e Beogradit ua kanë ndaluar shqiptarëve të ndërtojnë përmendore për pjesëtarët e UÇPBM-së edhe në Rahovicë.

E përditshmja serbe ‘Danas’ raporton sot se zyrtarëve lokalë u është dërguar njoftimi për ndalimin e punëve të nisura për ndërtimin e kompleksit memorial në Rahovicë, pak kilometra larg Preshevës.

“Ne kishim planifikuar që në një sipërfaqe tremijë metrash katrorë të ndërtonim një kompleks memorial në kujtim të pjesëtarëve të rënë të UÇPBM-së gjatë luftës më 2001”, citon kjo gazetë burimet shqiptare të Luginës.

Gurthemelin për këtë përmendore e kishin vënë kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, dhe ai i Kuvendit të Preshvës, Ramiz Latifi.

Ndërprerjen e punimeve me urdhër të autoriteteve të Beogradit e ka konfirmuar për Koha.net edhe Fadil Azizi, kryetar i BL të Rahovicës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch