Home » Sport » Beqiraj beson në Ligën e Kampionëve

Beqiraj beson në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj beson se me Dinamon e Zagrebit edhe në edicionin e ri do të luajë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Për të arritur këtë Beqiraj e Dinamo fillimisht duhet të kalojnë Sheriffin e Moldavisë në rrethin e tretë eliminator e më pas të kalojnë edhe plejofin. Me kalim të rrethit të tretë sigurojnë të paktën fazën grupore në Ligën e Evropës. Dinamo javën e kaluar fitoi 1:0 takimin e parë me Sheriffin të luajtur në Moldavi, pikërisht me golin e Beqirajt. Ndeshja e dytë zhvillohet të mërkurën (sot) në Zagreb. “Na pret ndeshje e vështirë. Atje kemi treguar se mund të fitojmë. Kemi rezultat të mirë dhe nëse japim maksimumin do të shkojmë tutje. Me fitore sigurojnë së paku Ligën e Evropës, ndërsa besojmë edhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Beqiraj të martën në konferencë për shtyp

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch