Home » Lajme » Berisha drejt dorëheqjes?

Berisha drejt dorëheqjes?

Tiranë, 25 qershor –  Kryeministri Sali Berisha mund të jetë drejt dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD-së që e mban prej 23 vjetësh dhe t’ia lërë drejtimin e partisë Lulëzim Bashës.

Hipoteza është krijuar pas zërave për një takim të kreut të qeverisë në ikje në ambientet e Presidencës me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Basha.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por nëse kjo ndodh do të kemi, të bëjmë me një veprim moral nga ana e zotit Berisha, i cili megjithatë nuk është i detyruar të japë dorëheqjen.

Gjithësesi, nëse ai do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në shtator, kur në Parlament do të votohet qeveria e re, nuk do të mund të firmosë asnjë vendim.

Së fundmi kanë qarkulluar zëra edhe për një mbledhje të mundshme të kryesisë së Partisë Demokratike, por gazetarja e TCH pranë selisë blu raporton se gjasat që mbledhja të mbahet në orët e afërta janë të pakta për shkak se anëtarët e kryesisë janë të shpërndarë në rrethe.

Mbledhja mund të mbahet në orët e vona të natës, por edhe për këtë ka pak shanse. E sigurt është vetëm se kryeministri Berisha po pret mbylljen përfundimtare të numërimit dhe rezultatet zyrtare. Askush nuk beson për një ndryshim rezultati apo për ndonjë afrim të numrit të mandateve, por duhet pritur.

Nga informacionet e fundit mësohet se në selinë e PD mbizotëron heshtja dhe Majlinda Bregu, që deri dje ka kontaktuar me gazetarët, të martën i ka shmangur ata.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch