Home » Sport » Berisha i lumtur për golin

Berisha i lumtur për golin

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ishte protagonisti i madh i sfidës mes Borussias së Dortmundit dhe Salzburgut, duke shënuar dy gola në fitoren e austriakëve në këtë udhëtim të vështirë.

Në një lidhje për emisionin e Ligës së Evropë në “Supersport” ai shprehu emocionet e për këtë dygolësh, që i jep shanse shumë të mira skuadrës së tij për t’u kualifikuar.

“Është ndjenjë e mirë dhe normalisht se jam i lumtur”, shprehet Berisha.

Golin e parë ai e realizoi nga penalltia, derisa të dytën me një gjuajtje të fuqishme.

Berisha është futbollisti që ka shënuar golin e parë për Kosovën në kualifikueset e një eventi madhor, pikërisht ndaj Finlandës në sfidën e parë në grup. Duke folur për ndjesitë e atij goli dhe emocionet e finalizimeve ndaj Dortmundit, Berisha u shpreh se nuk kanë të krahasuar.

Berisha foli edhe për pritshmëritë e tij për të ardhmen, duke e treguar hapur ambicien se një ditë dëshiron të luajë në një skuadër të madhe.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch