Home » Lajme » Berisha, ka qejf të kthehet në kombëtare

Berisha, ka qejf të kthehet në kombëtare

Besart Berisha synon që përmes Australisë, të kthehet në Kombëtaren shqiptare.

Sulmuesi kosovar e nisi pozitivisht aventurën në ekipin Brisbane Roar, ku shënoi gol në fundjavë. 26-vjeçari ndihet mirë në klubin australian, derisa premton gola të tjerë në vazhdim të sezonit.

Besart Berisha e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Australi, në ekipin Brisbane Roar. Sulmuesi kosovar impresionoi në dy ndeshjet e para në Hyundai A-League, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një lojtar kualitativ.

Të shtunën që shkoi, ai e shënoi golin e parë në fanellën e ekipit të ri, në fitoren 2:0 ndaj Sydney FC. Përmes kontinentit të ‘kangurëve’, futbollisti prishtinas synon që të kthehet në Kombëtaren shqiptare, së cilës i mungoi kohëve të fundit.

“Të luaj për Kombëtaren shqiptare, gjithmonë ka qenë ndjenjë e mirë dhe jam krenar që jam shqiptar dhe i nderuar kur luaj për Shqipërinë. Viti i kaluar nuk ishte në të vërtetë i mirë për mua, sepse nuk isha pjesë e skuadrës, por kurdo që të më thërrasin, do të jem gjithnjë i lumtur dhe do ta jap maksimumin për Shqipërinë”, deklaroi Berisha, në një intervistë për uebfaqen brisbaneroar.com.au.

– “Është ndjenjë e bukur të luash për vendin tënd dhe gjithmonë jam i nderuar kur bëj pjesë në ekipin kombëtar. Natyrisht, do të mundohem ta shfrytëzoj kohën time në Brisbane, sepse mendoj se mund të jem i suksesshëm këtu, duke shpresuar se më pas do t’i zhvilloj edhe disa ndeshje me Shqipërinë”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Berisha, i transferuar në Australi me bashkëshorten dhe të birin 16 muajsh, i ka treguar edhe arsyet se pse vendosi ta lërë ‘Kontinentin e Vjetër’, për të shkuar në Australi.

“Nuk ishte e lehtë të vija prej Evropës, por kur dëgjova për Brisbane dhe për mënyrën se si luan ky ekip, vendosa të vij këtu. Mendja ime më bëri të sigurt se duhej të vija këtu dhe po e shijoj periudhën në Brisbane”, vazhdoi ai.

Berisha thotë se po e shijon edhe jetën në Australi, që është e ndryshme me atë të Evropës. Lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur së bashku, futbollisti kosovar tregon se është Rafael van der Vaart, aktualisht në Tottenham, kurse lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur kundër, sipas tij, është Cristiano Ronaldo.

Në fund, Berisha tregon se goli i shënuar fundjavën që shkoi ia hoqi tërë presionin që ndiente. Ai synon ta ndihmojë Brisbanen me gola, në vazhdim të sezonit.

At first, he stuck with his story that his tummy was just upset and he didn’t want to go to school- in case he had a virus more about the correspondent

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch