Home » Lajme » Berisha shënon gol, trajneri e quan “Butragueno”

Berisha shënon gol, trajneri e quan “Butragueno”

Mesfushori 17-vjeçar nga Kosova, Veton Berisha, ka shënuar golin e tij të parë në elitën e futbollit norvegjez. Berisha shënoi të dielën golin e vetëm në fitoren e Vikingut ndaj ekipit Aalesunds, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë të Norvegjisë. Berisha u aktivizua në lojë në minutën e 46-të, ndërsa shënoi golin në minutën e 58-të. Për të, kjo ishte vetëm ndeshja e shtatë kampionale për Vikingun.

“Ka qenë kënaqësi të shënoj golin tim të parë. Unë kam pasur raste të shënoj edhe më shumë, por jam i lumtur që realizova”, ka thënë Berisha, shkruan “Aftonposten.no” të hënën.

Berisha këtë edicion ka debutuar në elitën e futbollit norvegjez me skuadrën e parë të Vikingut. Titullar i Vikingut është vëllai i tij i madh, 18-vjeçari Valon Berisha. Ky i fundit të dielën luajti gjatë tërë ndeshjes.

Trajneri i Vikingut, Aage Hareide, e ka vlerësuar lart Veton Berishën. Madje atë e ka krahasuar me legjendën e Real Madridit dhe Përfaqësueses së Spanjës, Emilio Butraguenon. Madje edhe i ka dhënë nofkën që mbante Butragueno në kohën e tij: “Grabitqari i Madridit”.

“Kjo është gjë shumë e mirë për Vetonin. Ai ka punuar mjaft shumë dhe e ka merituar. Ai është lojtar agresiv dhe punon shumë. Unë e thërras ‘grabitqari nga Madridi'”, ka thënë Hareide. “Mendoj se stili i Vetonit është i njëjtë me të Butraguenos dhe shpesh topi bie tek ai. Por, do të marrim gjërat shtruar me të”.

Veton Berisha ndonëse të dielën i siguroi Vikingut fitoren, prapë nuk pret që të jetë titullar te skuadra norvegjeze.

“Unë e vlerësoj rastin që më është dhënë dhe do të jap më të mirën. Do të vazhdoj të punoj”, ka thënë Berisha.

Com/jamestsanders related tags 5-minute film festival, blended learning, http://www.order-essay-online.net/ classroom technology, education trends, flipped classroom, technology integration, all grades 1

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch