Home » Lajme, Rajonale » Berisha: Shtetësi për çdo shqiptar kudo që jeton

Berisha: Shtetësi për çdo shqiptar kudo që jeton

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë në Vlorë, ka thënë se Kombi është një dhe sipas tij çdo shqiptar e meriton shtetësinë shqiptare , pavarësisht se ku jeton. Ai ka njoftuar se në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë, në Tiranë ishin 57 delegacione personalitetesh nga vende të ndryshme.

Kryeministri Sali Berisha, ka theksuar se pavarësisht se shqiptarët janë të lirë, ata jetojnë të ndarë në pesë shtete.

“Vendimi më kryesor që merret është shtetësia shqiptare dhe përparësi në parlamentin shqiptar i ligjit i cili përcakton njohjen pa kushte të shtetësisë shqiptare të çdo shqiptari kudo që ndodhet. Ky është mesazhi i 100-vjetorit dhe ky është i domosdoshëm dhe ne po i rikthejmë një të drejtë që kanë luftuar dhe që i është mohuar 100-vjet. Kombi është një, çdo shqiptar e meriton shtetësinë shqiptare. Këto zgjedhje do të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme por ky vendim të mos bëhet çështje e këtyre zgjedhjeve. Kush e merr si vendim elektoral bën gabimin të madh”, tha Berisha.

Ai ftoi opozitën që të votojë tre ligjet e kërkuara për integrimin. “E ftoj opozitën që të votojmë ato ligje, të mos bëhemi më pengesë. Gjithashtu e ftoj që të punojmë së bashku edhe për ligjin e shtetësisë. Ligji do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit dhe kërkoj mirëkuptimin e bashkëkombësve të mi pasi asnjë parti nuk duhet të ndihet e kërcënuar”, theksoi Berisha.

Ndaj në vlerësimin e Kryeministrit, platforma të bashkuar me njërit tjetrin në Europë i jep përgjigjen në mënyrë përfundimtare çështjes shqiptare në Ballkan.“Shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete, por ata janë të përkushtuar në projektin e integrimit europian, si e ardhmja e tyre më e shkëlqyer. Por edhe pse të ndarë në disa shtete shqiptarët nuk munden të mos e konsiderojnë njëri tjetrin vëllezër dhe ky është realiteti. Ndaj dalin një seri detyrash që të ecet më platformën, të bashkohemi me njeri tjetrin, të bashkohemi me Europën. Asnjë nuk mund të mohojë padrejtësinë ndaj shqiptarëve, u copëtuan në 5 shtete, në copëtimin më flagrant për caktimin e kufijve”, ka thënë kryeministri Sali Berisha në Vlorë. /Telegrafi/

One Response

  1. Sadik Sadiku thotë:

    BESELIDHJA E RE SHQIPETARE AKTIVI I SAJE NE PRESHEVE, E KA MIREPRITUR VENDIMIN E QEVERIS SE SHQIPERISE, PER DHENJEN E PASAPORTIT,TE GJITHE SHQIPETAREVE KU DO QE ATA GJINDEN…Keshtu ishte edhe kerkesa nga drejtuesit i Beselidhjes se Re Shqipetare ne krye me z,Fatos Ashiku, drejtuar dy Qeverive, Tirane ,dhe Prishtine,me dat,24 nentor,1012…[NJERI I QILLUAR]…[NE KOHEN E DUHUR…] [KERKESAT E MENDUARA]… [NE VEND TE CAKTUAR…]Ja permbajtja e kerkeses Beselidhjes se Re Shqipetare…
    —————————————–
    Nga Sadik Sadiku
    NOV
    24
    SHQIPERIA E BASHKUAR
    BESELIDHJA E RE SHQIPTARE
    24 Nentore 2012

    DREJTUAR: Qeverive Tirane dhe Prishtine :

    Ne kuader te 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise Ju drejtohemi te merren parasyesh keta kerkesa:
    1-Shpalljen e dekretit per dhenjen e shtetesise tere Shqiptareve ngado trevave dhe diaspore.
    2-Heqjen e doganave dhe tatimeve si procedure e kalimit te kufirit tere Shqiptareve mbrenda hapesires se Shqiperise Bashkuar , nga Sanxhaku i Nishit ne Preveze.
    3 -Shqiptaret e lugines se Presheves dhe tere hapesirave nen okupimin Serb tu hiqen tatimet e kalimit doganore dhe pengesat e kalimit te kufirit duke i llogaritur shtetas dhe qytetare te Kosoves.
    4-Te informoni kerkesen ,duke kerkuar prane institutiticioneve respektive te shteteve fqinje , respektimin e te drejtave nderkombetarisht te njohura te Shqipetareve si dhe zbatimin e marreveshjeve midis palesh .
    5-Kerkesa jone bazohet ne vendimarrjen e kuvendit kombetare te Beselidhjes se Re Shqiptare , Kruje me 6 Tetore 2012. Ku e njeh edhe shpall Shqiprine Bashkuar si realitet qeverises nga Sanxhaku i Nishit (tere ate teritor te okupuar) deri ne Preveze.
    Ju kerkojme marrjen ne konsiderate te ketij realiteti te Ri historik!- si nje e drejte kombetare e popullit Shqipetare per ta shpallur verdiktin e qeverisjes bashkuar ne instituticionet e tij permes perfaqesuesve te vet.
    Ne kete kuader , kerkesat e mesiperme te trajtohen si rrjedhoje e ligjeshme, per te cilen na takon e drejta si Shqipetare te levizim lirisht edhe te perfitojme tere te drejtat nga rrjedhojat e perkatesise se etnise si Shqiptare .
    Angazhimi ne kete drejtim, pasqyron realisht, ate cfare eshte pjese integrale e qendrimeve dhe zbatimit te kushtetueteshmerise , si proces kombetare qeverises.
    Ne rast se nuk merren parasyesh keto kerkesa ! lind e drejta ,te perkufizohet qendrimin e Ri : duke e trajtuar qeverisjen tuaj , si pjese e ndergjegjeshme e mbajtjes gjalle te skemes se copetimit. Pasojat do te jene te tilla ngaku perballja do te marre permasa mbare kombetare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch