Home » Lajme » Berisha: Vuçiqi po planifikon popullimin e Preshevës me refugjat serb

Berisha: Vuçiqi po planifikon popullimin e Preshevës me refugjat serb

Ish kryetari dhe kryeministri i Shqipëris, Sali Berisha ka akuzuar rëndë Aleksandër Vuçiqin rreth ngjarjeve të fundit në Preshevë. Siç raporton RTK Berisha ka deklaruar se Vuçiqi ka dhunuar kushtetutën dhe ligjet e veta për të zavendësuar udhëheqjen legjitime të Preshevës me disa vazal të tij.

“Denoncuam me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Vuçiq dhe të Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre të dy zyrtarëve me të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vuciq ka ndërmarrë masa anti-shqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Medvegja e Bujanovci në historinë e tyre. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm Ballkanit, raporton Radio teloevizioni i Kosovës RTK.

Për këtë qëllim ne dhunim të zbatimt ë ligjeve të kushtetutës regjimi Vuçiq ka zëvendësuar udhëheqësin vendor legjitim të shqiptarëve të Preshevës me vasalët e tij, të cilët arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara fund e krye nga Beogradi dhe të miratuara nga Edvin Kristaq Rama, i cili është i angazhuar për jetë a vdekje me ekzistencën e tij në mbrojte të trafiqeve dhe aferave të tij skandaloze.

Po kështu në të njëjtën kohë u dënuan me 750 vjet burg shqiptarë në procesin e Kumanovës, një proces i stisur nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri ato ruse me të cilin me ngjarjen e Kumanovës albanafobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të ç’popullonin qytetin përjetësisht qytetin shqiptar të Kumanovës . kam kërkuara ndëshkimin e atyre albanofogëve që inskenuar një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë njerëz dhe tani vazhdon me 750 vjet burg për shqiptarët”, tha Berisha.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore