Home » Sport » Berisha, ylli në ngritje te Salzburgu

Berisha, ylli në ngritje te Salzburgu

“Kemi pasur besim që mund të kthehemi dhe me ndihmën e tifozëve patëm fatin të kalojnë në gjysmëfinale. E kemi merituar të kalojnë tutje”, deklaroi Berisha.

Salzburgu arriti një fitore të madhe ndaj Lazios, me rezultat 4:1, dhe si rezultat arriti të linte jashtë italianët.

Mesfushori Valon Berisha që luan për Kosovën, ishte nga më të mirët në fushë për ekipin austriak.

Ai mori notën 7, shkruan albinfo.ch.

“Një nga lojtarët më të lakmuar në tregun e transferimeve, kombinon cilësi të mirë dhe shumë soliditet. Me këtë paraqitje, vështirë se do të qëndrojë shumë gjatë në Austri”, thuhet për Berishën, derisa zhgënjeu portieri shqiptar, Thomas Strakosha i Lazios.

“Pak tentativa pjesën e parë, pak emocione. Në pjesën e dytë, loja zhvendoset tek porta e tij. Predha e Schlager drejt portës së tij i fut ankth dhe drithërima. Më pas, çdo goditje e austriakëve drejt portës së tij është gol”. Ai pas ndeshjes ka kërkuar falje.

Ndërkohë, Berisha është shprehur i lumtur me kualifikimin. “Kemi pasur besim që mund të kthehemi dhe me ndihmën e tifozëve patëm fatin të kalojnë në gjysmëfinale. E kemi merituar të kalojnë tutje. Ne besojmë në këtë ekip. Është shumë e vështirë të fitojnë kundër neve”, ka thënë Valon Berisha. Skuadra e tij në gjysmëfinale do të përballet me Marseillen, derisa Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit me Atletico Madridit.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch