Home » Kulturë, Lajme » Besa Shahini: Shqiptarëve në Luginë të Preshevës u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria

Besa Shahini: Shqiptarëve në Luginë të Preshevës u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini ka bërë me dije se tashmë shqiptarët në Serbi do të kenë mundësi të përdorin librat shkollorë nga Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shahini shprehet se komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij.

Postimi i plotë:

Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Kemi filluar gjithashtu edhe financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore, sepse besojmë fuqishëm që femijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim.

Komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij. Përgëzoj edhe Ministrin Gent Cakaj për angazhimin e tij që kontribuoi për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch