Home » Kulturë, Lajme, Vendore » Besa Shahini takohet me homologun e saj serb në ambientet e Fakultetin Ekonomik në Bujanoc

Besa Shahini takohet me homologun e saj serb në ambientet e Fakultetin Ekonomik në Bujanoc

Sot në ambientet e Fakultetin Ekonomik në Bujanoc, është zhvilluar takimi ndërmjet ministres së arsimit të Republikes së Shqiprisë, Besa Shahini dhe ministrit të arsimit të Republikës së Serbisë, Mlladen Sharçeviq.

Temë e këtij takimi të parit të këtij formati ishte sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët për decenie kanë mungesën e teksteve në gjuhën shqipe.

Mësohet se në takim, ministrja e arsimit Besa Shahini, ka ofruar të gjitha kapacitetet nga Republika e Shqiprisë që nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, nga 1 shtatori të pajisen me tekste shkollore në gjuhën shqipe, sipas kurrikulave të reja.

Në takimin e sotëm të zhvilluar në Bujanoc, morrën pjesë edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, si dhe kryetari i Trupit Koordinues për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Ndërsa pas takimit, ministrja Besa Shahihi, nëpërmjet nje postimi në facebook, ka shkruar se:

“Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafës, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në Bujanoc homologun serb Z. Mladen Sharçeviq, me të cilin diskutuam problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.
Ofruam libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare – ofertë e cila u pranua në parim. Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi” – ka shkruar Shahini në facebook.

Pas takimit, dy ministratë e arsimit, Shahini dhe Sharçeviq, vizituan shkollën fillore në fshatin Bilaç, ku u pritën nga nxënësit dhe personeli arsimor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch