Home » Lajme, Vendore » BESËLIDHJA E RE SHQIPTARE “GRUPI” NË PRESHEVË

BESËLIDHJA E RE SHQIPTARE “GRUPI” NË PRESHEVË

O, se prej Nishit gjer në Prevezë

                                                Dielli lëshon vapë edhe rrezë,

                                                Kjo është toka jonë që t’parët

                                                                        Na e kanë lanë!

                                                Nuk e lëshojmë për pa vdekë

                                                                         Të tanë!

                                               

                                                (E përshtatur nga poema e Vaso Pashë-Shkodranit

                                                                                “Oj Shqypni e mjera Shqypni”)

 

Sonte më 6 tetor 2013, jemi mbledhur anëtarët e shumtë të “Besëlidhjes së re shqiptare” “Grupi” në Preshevë në këtë eviliment. Për ta përkujtuar njëvjetorin e formimit të “Besëlidhjes së re shqiptare” e mbajtur në Kalanë e Krujës më 6 tetor 2012.

Anëtaret pjesëmarrës nga Presheva para një viti do të dilnin me fjalën e tyre hyrëse me këtë përbajtje: Mbi cilat troje autoktone ndër shekuj shqipja dy krenare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Ismajl Bej Vlorës bënë roje?: Këta kufij shqiptar fillojnë prej bregdetit Adriatik, dhe atë nga gryka e Zhpuzës, për të vazhduar pastaj te Tivari, dhe për t’u përmbyllur duke e ndjekur drejtimin në verilindje të liqenit të Shkodrës dhe maleve të Tregurit, pastaj duke vazhduar nëpër bjeshkët e Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë, Podgoricës, Koloshinit, Bjello Polës, Yeni Pazarit, Rozhajës, Pejës etj. Ndërsa drejtimi tjetër është ai rrafshit verior i Mitrovicës, e që i përfshinë katundet paraprake shqiptare të vitit 1878, si të rrethit të Kurshumlisë, Nishit, Prokuples, Pirotit, Negotinit, Zajçarit, Krushevcit, Smederevës, Pllanës së Madhe etj.                                                                    Nga Pllana e Madhe dhe Molla e Kuqe e Nishit vija e demarkacionit kufitarë zbret kah jugu deri në Kumanovë, duke vazhduar pastaj kufiri shqiptarë në drejtim të Shkupit, Manastirit, Kosturit, Artës, Prevezës, Pargës dhe ishujt ku jetojnë edhe sot arvanitasit si në: Korinth, Pire, Kretë, Rodos, Peloponez, kryesisht Morenë e Bukur,  prapë kjo vijë etnike shqiptare  bashkohet në detin Jon dhe në atë Adriatik. Në  këtë qark prej 130.000 kilometrash katrore jeton dhe jetoi gjithmonë etnikumi shqiptarë që sot i numëron afër 7 milion shqiptarë. Ku gjithmonë pati dhe ka tendenca për ta zvogëluar këtë territor të shqiptarëve, nga toka dhe deti si zakonisht nga invadorët ortodoks serbo-malazezo-grekë të Ballkanit.

 

 

 

 

“Besëlidhja e re shqiptare” “Grupi” në Preshevë

6 tetor 2013.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch