Home » Lajme » Besnik Hasi, kandidati numër 1 për Kombëtaren

Besnik Hasi, kandidati numër 1 për Kombëtaren

Ndërsa Kuzheja rikthehet përfundimisht në Zagreb, në Tiranë pritet të vijë Besnik Hasi. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare (40 vjeç), aktualisht ndodhet prej katër sezonesh zëvendëstrajneri i Anderlehtit në Belgjikë, transmeton portali sportiv shqiptar Albania-Sport.

Parimisht, Hasi ka pranuar të hyjë në bisedime, por e vetmja gjë po pengon konfirmimin është vlera e ulët financiare e ofruar nga Duka dhe Komitetit Ekzekutiv. Emra të tjerë kandidatësh shqiptarë janë Bledar Kola dhe Rudi Vata.

Trajneri i fundit shqiptar që ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë është Sulejman Demollari, i shkarkuar në prill të vitit 2002, pas një humbje 2-0 në miqësoren me Andorrën.

Lista e të huajve është e pasuruar (mediatikisht) me Ervin Koemanin, Leo Benhakerin, Ad De Mosin, Ljupko Petroviçin, Lotar Mateusin, Augusto Xhentilinin, Dario Bonetin dhe Sreçko Katanecin.

More resources do my english assignment from parent toolkit this is just a small sample of the full video library on theparent toolkit website

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch