Home » Histori » BETEJA E KOSOVËS 1389, EDHE EPOPE SHQIPTARE!?

BETEJA E KOSOVËS 1389, EDHE EPOPE SHQIPTARE!?

Xhemaledin SALIHUKëtë titull pjesërisht e huazova nga libri i Anna Di Lellio: Beteja e Kosovës 1389, Epos Shqiptar, sepse u vërtetova duke e lexuar librin e studiuesit, historianit serb, Stojan Novakoviq: Artana dhe Krahina e Vranjës, Histori Serbe e shek.XIV dhe XV, e botuar në Beograd, më 1880/Novo Brdo i Vranjsko pomoravlje, Istoriji Srpskoj XIV i XV veka, Beograd, 1880/, në mes të tjerave, në faqet 42 e 43 shkruan: ”Nga Qustendili për në Kosovë, Turqit ranë nëpër Moravicë, ndërmjet Kozjakut/ në lindje të Preshevës/ dhe Karadakut/në perëndim të Preshevës-autori/, jo nëpër Kaçanik, kur e shikojmë hartën lehtë e kuptojmë pse.

 

Për këtë marshim të Turqëve, studiuesi Cinkajzen shkruan: “Aleatët të krishterë nën komandën e

Car Lazarit u mblodhën në Kosovë ndërsa Sulltan Murati nga Qustendili menjëherë u nis në perëndim dhe duke shpartalluar disa rezistenca arriti në Moravë, kaloi ate dhe arriti në fushën e lartëpërmendur, ku i doli përpara për luftë armiku i përgatitur”.

 

Pra, ushtria e krishterë, ku pati Serbë, Shqiptarë, Bullgarë nën komandën e Car Lazarit nuk e priti ushtrine turke në Kosovë, por në Moravicë, te Presheva, ku ndodhi një Betejë edhe më e madhe se ajo e Kosovës, për të cilën Novakoviqi thotë se historiografia serbe e mbylli si sekrete, ndërsa e madhëroi Betejën e Kosovës, edhepse e humbur, kriojoi Mit prej saj. Për këtë Betejë që ndodhi në Preshevë, në Arkivin e Stambollit apo Ankarasë mund të gjendet material arkivor, për ta ndriçuar me argumente edhe pjesëmarrjen e vendasve shqiptarë në këto beteja.

 

Poashtu është e argumentuar se Sulltan Murati, pas Betejës së Maricës, më 1371, në rrugën për në Kosovë, për pushim,relaksim dhe përgatitje të mëtejme ushtarake i shtroi shatoret e ushtrisë së vet në Bregoren e Çukarkës, në rrëzë Kodrave të Miratocit dhe në Kodrën e Preshevës, e cila quhet Çadrat e Sulltan Muratit, përmbi Parkun kombëtar të Preshevës, Livadhi i Shehut.Këtë e vërtetojnë Haxhivasileviqi, Hani e tjerë.

 

Menjëherë lind ideja dhe shtrohet hipoteza se ndoshta Millosh Kopiliqi e vrau Sulltan Muratin në Preshevë, gjatë pushimit të ushtrisë turke, sepse atëherë relaksimi dhe mos kujdesi i ushtrisë dhe i rojeve është më i vogël, ndërsa mundësia e depërtimit të Millosh Kopiliqit deri në shatorin e Sulltan Muratit më e lehtë. Kupohet i kemi parasysh komplotet që ndodhën në familjen e Sulltan Muratit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch