Home » Lajme » Biblioteka e qytetit “14 Nëntori” Bujanoc: KUMTESË

Biblioteka e qytetit “14 Nëntori” Bujanoc: KUMTESË

 Në zyret e drejtorit të bibliotekës“14 Nëntori” në Bujanoc, Këshilli drejtues në përbërje të Boban Stoshiq nga Leosoja – kryetar dhe Srgjana Grujiq nga Bujanoci dhe Ramiz Bajrami nga Osllara – profesor i Historisë në Gjymnazin “Sazai Surroi”, kanë mbajtur mbledhjen e parë dhe kanë aprovuar dy pika të rendit ditë. Vendimi për shkarkimin e drejtoit bibliotekës “14 Nëntori” para se ti skadoj mandati dhe të ndryshme. Në bazë të vendimit të Kuvendit komunal që nga seanca e kaluar është ndërruar Këshilli drejtues i bibliotekës së qytetit. Arsyetimi për shkarkimin e drejtorit të këtij instituioni janë qesharake dhe cinike pasur parasyesh se nënvizohet se drejtori i bibliotekës është njëherit edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë (Kryetari Galip Beqiri në KKSH nuk merr rrogë por është në honorar) dhe se nuk mund t\i mbart dy funksione. Për më tepër ngarkohet me akuzën e mos kryerjes së detyrave dhe obligimeve në bibliotek dhe lëshimeve që ka pasur si drejtor i bibliotekës. Deri më sot, sipas evidencave dhe procesverbaleve të bibliotekës “14 Nëntori” nuk ka pasur as edhe një ankesë qoftë nga puntorët e bibliotekës, qoftë edhe nga lexuesit e rregullte në këtë bibliotekë, për më tepër është cilësuar si drejtori më i suksesshëm i këtij institucioni pasur parasysh ngritjen e numrit të lexuesve dhe ngritja e vëllimit të librave e sidomos librat në gjuhën shqipe, kur edhe ishin ndaluar librat e Ismal Kadares dhe autorve tjerë të spikatur. Në pyetjen e drejtorit bibliotekës se nga këto konstatime të paqëndrueshme dhe shpifëse. Stoshiq iu është përgjigjur se këto janë urdhërat e marra nga Pushteti aktual i Komunës së Bujanocit, prandaj jemi të udhëzuar që në këtë fomë të shkruajmë edhe procesin. Përndryshe, Këshilli drejtues nuk ka kërkuar as një raport apo dokumentacion të caktuar që do të mundëti vërtetonin pohimet e paqëndrueshme. Drejtori i bibliotekës më parë ka dorëzuar në Këshillin komunal raportin e punës bashkë me raportin financiar sikur edhe programin e punës për vitin 2012/2013. Sipas marrveshjes së koalicionit që ka PD e Nagip Arifit me GQ Stojança Ariq dhe DS, SPS dh GQ Shën Apostoli Pavle dhe Petar, udhëheja e bibliotekës do ti takoj korpusit të mbledhur nga partitë serbe. Njiherit në zyrat e bibliotekës është i vendosur edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, prandaj me largimin e dejtorit të bibliotekës dhe emrimit të një drejtori serb Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk mund ta kry funksionimin normal, sepse zyrat që janë në pregatitje e sipër të KKSh-së nuk janë ende në dispozicion, nga se DS mbanë në posedim të paligjshëm dhe pa kurrfarë vendimi zyrat e ndara për KKSH.

Galip Beqiri

Drejtor i Bibliotekës “14 Nëntori”

3 Responses

  1. Lili thotë:

    Po çka paska menduar ky Galip pasha a tër jetën do të jet drejtor a ?2010-2012 plot 10 vite drejtor dhe prap spo ngopet.Rujna zot nga kta FANTOMA,që vetëm për vete mendojnë.Ka punësue vajzat miqt grat e miqve ,kusherit,grat e kusherinjve e shum e shum te tjerë.A thua tër shqiptarët e luginës duhet të punojnë për at dhe familjen e tij.Turp për at dhe ata që e durojn kët të pangopur.Më shum se 3 vit paralel në dy poste drejtor i bibliotekës dhe kryetar i këshillit nacional(e jo k.Kombëtar) ku luan me para të majme me të cilët i josh të luhatshmit dhe disa ish ushtarë të mjerë dhe profitera të cilët u shitën për ca para.Ky njeri ka abuzue me poste dhe fonde të shumta të shoqëris tonë sa duhet ti vij turp dhe mos të dal fare në rrugë.Por ai i tillë ësht dhe nuk ngopet kurrë.Mos e dramatizoni ndrrimin e tijë se ka edhe njerëz tjerë që din dhe munden të jen drejtorë bile edhe më mirë se ai.Mos qani se prap po i mbetet edhe një postë shum i lartë deri sa mos ta humbe edhe këtë…Nuk ka ndodhë asgjë alarmante.Vendin e tij do ta zën Pobratimët e tijë dhe të Shaipit me të cilët deri më 6 Maj ishin në pushtet.Pra kurrnjëfar humbje…

  2. Lilush thotë:

    Po shume i meqem koke ti bre,a po ndoshta edhe ti qenke nga radhet e patriotave,po shume normale eshte pse mos me pas mbajt mandatin kur asnjeri nuk ka qene ne gjendeje me kthy biblioteken serbe ne ate shqiptare pervec ketij zoteriut pse a ka pas me te afte dikund a? Sa i perket punesimit allahile mos hyn neper lakna se ky zoterija ne fjale ka mujt mu ba ndoshta edhe pasuniki me i madh po shyqyr zotit se ka pas at dore e ka knac parja e vet me djers,se edhe ky kishte mujt si Z,N,Arifi mi bo keto sende mi cel krejt kusherive firma e me shit hekrishta etjera mos ma cel gojen pash ni zot,ju keni mbet me fol per ndershmeri e per njerez te punesum,shka nese i ka punesu neper vende ku e kan meritu? Cka ka te keqe? Ai tjetri i ka punesu krejt familjen plus i ka dhane pare mu marre me biznis e ato pare sja ka ba nana vet po ja ka bo komuna qoseve,edhe mos shkruj palidhje te lutem ki kujdes edhe gjurmo me shume njifi njerezit kush kane qene e kush jane e mos fol neper enderra oki

  3. Turpi ma i madh i cdo shqiptari oshte kur kllincat apo spiunat apo matrapazat apo klloshart apo te dashuruarit ne vetvete, apo ata qe krejt komuna i njeh, mundohen qe permes komenteve te shkruara nga podrumet apo nga internet kafet te hedhin posht dicka per dikend qe tere jeten kan punuar per ate vend.
    Kjo tregon nivelin e intelegjences se “keshilltareve” dhe “sahanlepirsave” te disa politikaneve.
    Ky eshte realiteti i Bujanocit qe po e mallkon popullaten.
    Disa njerez qe deri para zgjedhjeve nuk e kan ditur se cka oshte politika per fat te keq jane infektuar ne zgjedhjet e fundit me virusin e quajtur “Rrej dhe shperndaje rrenen”.
    Ky virus eshte shpikur nga disa persona te cilet zoti do t’i denoj (ndoshta jo keta persona por femijet e tyre sigurisht – disa vetemse i ka denuar)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch