Home » Lajme » Big Mama së shpejti kënga me David Vendetta

Big Mama së shpejti kënga me David Vendetta

Këngëtarja e famshme nga Tetova, Besjana Kasami, e njohur me emrin artistik Big Mama, e cila së fundi ka realizuar në Turqi një videoklip të një këngë në gjuhën turke, të titulluar “Kucuk Prens”, tani ka paralajmëruar një hit tjetër, që pak kush ka mundur ta presë.

Në profilin e saj në Facebook, Big-u ka paralajmëruar një këngë të re në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, francezin David Vendetta, i njohur me prodhimin e tij “Bleeding Heart”. “I am so happy, soon, very soon, Big mama with the newest hit with David Vendeta… thank you my dearest friend Aliber Jonuzi…at the moment i am listening the song is soooooo gooood”, ishin fjalët e Big Mamës në profilin e saj në Facebook, që në shqip përkthehet, “Jam shume e lumtur, së shpejti, shumë shpejt, Big Mama me hitin më të ri me David Vendetta… faleminderit shoku im më i mirë, Aliber Jonuzi… momentalisht jam duke e dëgjuar këngën, është shumë e mirë”. Se kur do të publikohet kënga në treg, mbetet të presim dhe shpresojmë të jetë vërtet hit.

Hasan Hasani

I started with twitter, found common hashtags, and eventually created a network of educators that I connected with visit the company right here via twitter or had met at a conference or workshop

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch