Home » Lajme, LPD, Vendore » Bilaç – Jonuz Musliu : Presheva nuk është Dobrosin, Konçul as Merdare por Presheva është një Shqipëri e vogël

Bilaç – Jonuz Musliu : Presheva nuk është Dobrosin, Konçul as Merdare por Presheva është një Shqipëri e vogël


Bujanoc -Jonuz Musliu-2Presheva nuk është Dobrosin, Konçul as Merdare por Presheva është një Shqipëri e vogël, pikërisht zgjodhëm këtë vend që të firmosim unitetin e faktorit politik të Luginës me pesë parti shqiptare për të marrë pjesë në proceset që na presim me karakter kombëtarë, kështu tha bartësi I listës së KSHB, Jonuz Musliu në tubimin në Bilaç. Sipas kryetarit të PDSH-së, dr. Ragmi Mustafa koalicioni pesë partiak do të jetë avangardë në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe ruajtjes së simboleve kombëtare. Nënkryetari I RD-së, Naser Nuredini në tubimin në Bilaç ka potencuar se KNSH në mandatin e parë ishte e instrumentalizuar dhe nuk punoi në interesin e shqiptarëve të vendit. Koalicioni I SHB do të jetësojë kërkesat shekullore sepse me këto simbole shqiptarët fituan shumë beteja, gjë për të cilën edhe beteja e këtyre zgjedhjeve e KSHB do të jetë sinonim I fitores. kryetari I LPD-së, Jonuz Musliu ka premtuar se Lugin e Preshevës do të jetë qendër universitare. Ata që luftuan e çliruan këtë vend, është e sigurt se po këta dinë ta mbrojnë vendin edhe në paqe, këtë gjë më së miri e din populli, tha kështu para të pranishmëve, Musliu. Duke votuar KSHB numrin dy në zgjedhjet e 26 tetorit do të rikonfirmohet vullneti qytetarë karshi politikës që nuk I zhgënjeu asnjëherë në raport me çështjen kombëtare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch