Home » Lajme » Bilall Sherifi: Shqipëria dhe Kosova të ndajnë buxhet për Luginën e Preshevës

Bilall Sherifi: Shqipëria dhe Kosova të ndajnë buxhet për Luginën e Preshevës

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi, ka deklaruar se ka vetëm një mënyrë për të ndihmuar shqiptarët në Luginën e Preshevës, e që sipas tij është që Kosova dhe Shqipëria të ndajnë buxhet siç ndajnë për komunat e tjera.

Ai tha se hallet e shqiptarëve atje nuk mund të zgjidhen duke miratuar rezoluta, por duke ndarë buxhet.

“Nuk besoj që hallet e tyre i zgjidhim duke miratuar rezoluta, por duke marrë një vendim të thjeshtë. Nga 7 miliardë euro buxhet që kanë dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova, në proporcion siç ndahet buxheti për kokë banori të ndajmë edhe për komunat tona. Pra, pa qenë formalisht brenda Kosovës  t’i trajtojmë si komuna të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe të ndajmë buxhet për ta. Pra, të ndajmë buxhet siç ndajmë për cdo komunë të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Mos më thoni është e pamundur linja buxhetore sepse ka 100 forma se si paratë mund të ndahen pa u quajtur linjë buxhetore”, tha ai.

Ai ka mbrojtur qëndrimin e bashkëpartiakes  së tij, deputetes Albulena Halimi-Balaj e cila kishte propozuar që të formohet një ministri për Luginën, ku ai tha se jo të bëhet një ministri e re, por të largohen 2 ministri të tjera dhe të bëhet kjo për Luginën.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch