Home » Lajme, Vendore » BIPBM: APEL PËR TOLERNCË NË BIK

BIPBM: APEL PËR TOLERNCË NË BIK

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me kryetarin e saj Nexhmedin ef. Saqpi, kërkon nga autoritetet e BIK-ut, që t’i ulin emocionet, t’i shmangin inatet dhe të braktisin gjuhën e urrejtjes, në shërbim të zgjidhjes së problemeve të grumbulluar me vite në këtë institucion të lartë fetar.

 

BIK-u, sot, është bërë një problem i ndieshëm, i cili duhet të zgjidhet, jo sic e predikon Myftiu Tërnava, por me dialog, profesionalizëm e në mënyrë institucionale.

 

“Nuk zgjidhen problemet me dhunë, konflikte dhe përcarje. Gjuha e shpifjes, nëncmimit, kërcënimit etj. nuk i kontribon rregullimit të gjendjes së krijuar në BIK. Krerët e këtij institucioni, nuk i zgjidhin problemet e vjetra, duke krijuar probleme të reja sic janë shkarkimi i kryetarit të Kuvendit, ndërrimi i Kushtetutës e probleme të tjera, të cilat kanë filluiar në prag të zgjëedhjeve të reja në këtë institucion”, i thotë z. Saqipi, portalit Jehona Islame.

 

BIK-u në vend se të punoj për procesin zgjedhor dhe ndryshimit të statusit të saj konform pavarësisë së Kosovës, ajo, vepron jashtëligjshëm, duke u përzier në organizimin fetar në Luginën e Preshevës, pa i tërhequr delagatët e tij, të cilët shpesh i frymëzon në përhapjen e përcarjeve e shantazheve në këtë rajon dhe më gjerë.

 

BIPMB, apelon te drejtuesit e BIK-ut, të veprojnë në frymën e mirëkuptimit, tolerancës, bashkëpunimit dhe reformave në këtë institucion, përndreushe alternativë tjetër nuk ka, thuhet deklaratën e Nexhmedin ef. Saqipi, për portalin “ Jehona Islame”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch