Home » Lajme, Vendore » BIPBM: DËNON SULMIN NDAJ POLICISË MULTIETNIKE

BIPBM: DËNON SULMIN NDAJ POLICISË MULTIETNIKE

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me rastin e incidentit të shkaktuar, që solli si rezultat vdekjen e policit multietnik, duke ngushëlluar familjen e tij, si dhe Stacionin policor në Bujanoc, me rastin e humbjes së kolegut të tyre.

BIPMB, me indinjatë të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e policit në krye të detyrës, duke kërkuar që në këto qaste të vështira të mbretëroj arsyeja dhe profesionalizmi në zbardhjen e këtij rasti të rëndë dhe nxjerrjen e autorëve të saj para drejtësisë.

Policia multietnike është një e arritur e jona me ndihmën e OSBE-së, e cila duhet të ndihmohet dhe të avancohet e jo të vihet në rrezik jeta e pjesëtarëve të saj, të cilët na garantojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë jetësore, thuhet mes tjerash në një reagim të BIPMB-së, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi./ Tërnoci Press/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch