Home » Lajme, Vendore » BIPBM – FEJA NË FUNKSION TË QYTETËRVE DHE SHOQËRISË

BIPBM – FEJA NË FUNKSION TË QYTETËRVE DHE SHOQËRISË

Nexhmedin Saqipi BIPMB-1-2014Sot, në selinë e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), u organizua një takim i përbashkët me Këshillat e Bashkësisë Islame, në nivel të Luginës së Preshevës.

Takimi i përbashkët, u mbajt nën patronatin e Myftiut të BIPBM-së, Nexhmedin ef Saqipi, i cili për së afërmi u njoftua nga kryetarët e KBI-së, nga Presheva, Granit Kamberi, nga kryetari i KBI të Bujanocit, Bejtulla Bejtullahu dhe nga kryetari i KBI të Medvegjës, Lulzim Sahiti.

Myftiu Nexhmedin ef Saqipi,  diskutimin e tij e përqëndroi në intensifikimin e bashkëpunimit mes KBI-ve dhe institucioneve komunale, pastaj në rregullimin e statusit pensional të imamëve, si dhe organizimin e lëndës fetare nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe të Luginës së Preshevës.

KBI-të në nivel të rajonit të Luginës së Preshevës, sipas Myftiut Saqipi, duhet të angazhohen më shumë, qoftë të ngritjes së urave të bashkëpunimit me institucionet komunale, qoftë në bashkëpunim me imamët në rregullimin e statusit të tyre pensional, si dhe në definimin e punësimit të imamëve profesorë nëpër vatrat arsimore, të cilët në të ardhmen nuk mund të ushtrojnë dy funksione: ose imëm ose profesor në shkolla.

Në këtë takim të përbashkët u mor si shembull organizimi i KBI-së në Medvegjë, si një shembull i mirë i bashkëpunimit me institucionet komunale, të cilat për mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion fetar, nga buxheti i komunës për tre vite rresht derdhën jo më pak se 15 milion dinarë, ose rreth 150 mijë euro. Një shembull si ky duhet ta ndjekin edhe komunat simotra: Presheva dhe Bujanoci.

Gjithashtu, në këtë takim doli apeli, që subjektet politike të rajonit të Luginës së Preshevës, të heqin dorë nga përcarjet, inatet dhe shantazhet, në mënyrë të kultivimit të kulturës politike të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërpartiak, ndërshoqëror, ndërnacional e ndërfetarë, thuhet në kumtesën e Qendrës për Informimi të BIPBM-së, të nënshkruar nga Miftyu Nexhmedin ef. Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch