Home » Lajme, Vendore » BIPBM: MESAZH URIMI ME RASTIN E AGJËRIMIT TË MUAJIT TË RAMAZANIT

BIPBM: MESAZH URIMI ME RASTIN E AGJËRIMIT TË MUAJIT TË RAMAZANIT

Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ua uron të gjithë besimtarëve  të Kosovës Lindore, diasporë si dhe mbarë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e  bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.

Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin  me knaqësinë më të madhe, sepse  agjërimi i shëndritë  zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën  njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

Andaj, sot, kush ka nevojë më tepër  se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim  mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve.

Gjithashtu ftojmë të gjithë subjektet politike shqiptare për unitet dhe bashkëpunim në organizimin e tyre politik dhe diplomatik, dhe në fund  të mbretërojë  mishira, qetësia dhe ulja e tensionit në zemrat e tyre, si dhe të punojnë për interesat e popullit ku do që gjinden me qëllim që 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ta festojnë na paqe dhe harmoni.

E lusim All-llahun  e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frimëzim  i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen  me dhuntitë  që ua dhuron  All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqë, tolerancë dhe  mirëkuptim. thuhet midis tjerash  në mesazhin  e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në  Bujanoc.

Njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

19.07.2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch