Home » Lajme, Vendore » BIPBM në Medevgjë – ORGANIZIMI FETAR PËR TU PËRSHËNDETUR

BIPBM në Medevgjë – ORGANIZIMI FETAR PËR TU PËRSHËNDETUR

BIPMB LogojaMyftiu  i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Nexhmedin Saqipi, vizitoi Komunën e Medvegjës. Ai, fillimisht u prit nga i pari i komunës Slobodan Drashkoviq me bashkëpunëtorët e tij, për të vazhduar më tej vizitat në Banjë të Siarinës dhe Kapit.

 

Myftiu Nexhmedin Saqipi u njoftua për së afërmi me zhvillimet fetare në këtë komunë e cila këto dy vitet e fundit ka bërë shumë financiarisht për përmirësimin e jetës fetare, rregullimin e xhamive dhe varrezave.

 

Myftiu Saqipi e falënderoi kryetarin e komunës z. Drashkoviq, për kontributin e tij, që po jep në ngritjen e cilësisë së organizimit fetar, duke u siguruar nga, ai, se edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë përkrahjet e tij dhe të krerëve të tjerë institucional në nivel të qeverisjes lokale.

 

Më pas Myftiu Saqipi, zhvilloi takime me kryetarin e KBI-së për Medvegjë, Lulzim Sahiti dhe kryetarët e bashkësive lokale, Sokol Halimi nga Tupalla dhe Kadri Hyseni nga Kapiti.

 

Myftiu Nexhmedin Saqipi, në kuadër të vizitës së tij në Medvegjë, pati rastën që për së afërmi ta shoh rregullimin e xhamisë në Banjë të Siarinës, me dëshirën e madhe që të marrë pjesë së shpejti në inaugurimin e xhamisë së renovuar në Kapit, njofton Jehonapress.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch