Home » Lajme, Vendore » BIPBM: Përgëzon strukturat e reja udhëheqëse në Luginë

BIPBM: Përgëzon strukturat e reja udhëheqëse në Luginë

Nexhmedin Saqipi 2016-1Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,  BIPBM, në krye me Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, përgëzon konstituimin e Kuvendit të ri komunal në Bujanoc, i dalë nga zgjedhjet e 24 prillit 2016.

Koalicioni Qeverisës në Bujanoc, në krye me Shaip Kamberin, ish deputet republikan, ish kryetar komune dhe ish veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut në Luginë, do të jetë një shembull i mirë i komunikimit me qytetarët, subjektet politike, opozitën, shoqëritë civile, mediat etj. për një pushtet me dinjitet, transparent dhe stabil.

Të njëjtin përgëzim Myftiu e ka edhe për Koalicionin qeverisës në Preshevë, të cilët i dëshiron suksese, në ndarjen e pushtetit dhe strukturimin e kuadrove, të cilat si prioritet të parë duhet të kenë profesionalizmin, madje politikën.

Qytetarët e Luginës, me pedantëri dhe me një kulturë të lartë politike, e dhanë votëbesimin për të zgjedhurit e tyre, të cilët do të angazhohen që me përgjegjësi t’i përfaqësojnë në institucionet komunale dhe shtetërore.

Qytetarët e Luginës, gjithashtu, presin nga pushtet e reja lokale dhe nga deputeti republikan, angazhim dhe përkushtim maksimal, në shtrimin dhe realizimin e kërkesave të tyre legjitime, për më shumë të drejta në Luginë të Preshevës.

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, BIPBM, në krye me Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, duke i përgëzuar strukturat e reja komunale, kërkon nga ato bashkëpunim dhe bashkëveprim edhe me krerët e opozitës, të cilët duhet të jenë konstruktiv, duke lënë anash inatet, smirën e shantazhet, ndonëse, ata kanë të drejtë të hidhërohen, po assesi t’i bllokojnë institucionet e dala nga vota e lirë dhe proceset për një shoqëri të hapur, demokratike e prosperuese, thuhet në mesazhin e përgëzimit të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch