Home » Lajme, Vendore » BIPMB: “DIASPORA KA QENË, GJITHMONË, NJË KRAH I FORTË PËR VENDLINDJEN”

BIPMB: “DIASPORA KA QENË, GJITHMONË, NJË KRAH I FORTË PËR VENDLINDJEN”

BIPMB-LogoDje, në selinë e BIPBM-së, në Bujanoc, kryetari i këtij institucioni Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe Koordinator për lëndën fetare për  shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës, priti për një vizitë pune përfaqësuesit  e Bashkësisë  Islame  Shqiptare për  Zvicër  si dhe  kryetarin e Shoqatës Kulturore Humanitare “Jeta“, me seli në Grenchen të Zvicrës.

Nga burime të konfirmuara mirë, bëhet e ditur se Nexhmedin ef. Saqipi, të pranishmit i njoftoi për aktivitetet e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pastaj rrjedhat politike, ekonomike, kulturore e fetare në përgjithësi, duke shprehur nevojën për një bashkëpunim të mirëfilltë e institucionalë me diasporën, e cila gjithmonë ka qenë një dorë e zgjatur për ndihmë vendlindjes.

Sipas z. Saqipit “Diaspora ka qenë, gjithmonë, një krah i fortë për përkrahje solidarësie qytetarëve të saj, në momentet më të vështira, por edhe tashti kjo popullatë ka nevojë për ndihmë, por nevojitet një interesim më i koordinuar me pushtetet lokale, të cilat si duket pak po tregojnë gatishmëri për një bashkëpunim më të madh në të gjitha fushat: humanitare, kulturore, fetare, sportive etj.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi nga Bashkësia Islame e Zvicrës, z. Ferid  Sulejmani,  e falënderoi kryetarin e BIPMB-së, z. Saqipi, për mikëpritjen dhe interesimin e shtuar për bashkëpunim me qytetarët e Luginës, të cilët punojnë dhe veprojnë në Zvicër. z. Sulejmani, gjithashtu, shtoi se në Zvicër e më gjerë, jetojnë dhe veprojnë një numër i madh bashkatdhetarësh nga Lugina, të cilët kanë nevojë për një bashkëpunim më të mirë me institucionet vendore dhe të jenë në kontakt dhe të informuar për të gjitha fushat e veprimtarisë, e në veçanti  në edukimin dhe emancipimin fetar  në diasporë, gjithashtu e njoftoi edhe për organizimin e Shoqatës Kulturore  Humanitare   “Jeta “ ,  dhe kontributin e saj në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave për vendlindjen.

Në fund të këtij takimi, Nexhmedin ef. Saqipi  dhe Ferid Sulejmani, u dakorduan, që në të ardhmen, të shtojnë edhe më shumë bshkëpunimin në fushat e ndryshme të aktiviteteve fetare, kulturore, humanitare dhe informative, njofton Qendra Informative e BIPBM, me seli në Bujnaoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch