Home » Lajme, Vendore » BIPMB – NUK E HARRON MALËSINË E BUJANOCIT AS VISET E TJERA TË LUGINËS SË PRESHEVËS

BIPMB – NUK E HARRON MALËSINË E BUJANOCIT AS VISET E TJERA TË LUGINËS SË PRESHEVËS

Nexhmedin Saqipi, kryetar i BIPBM-së, me rastin e festës së Kurban Bajramit, i kthehet aktivitetit humanitar në Malësi të Bujanoc, aty ku e la më 2001, duke shpërndarë ndihma për nevojat e banorëve të këtij rajoni, të brezit kufitar me Kosovën.

Për banorët e Muhocit, Zarbincës  Qarrit  dhe Pribocit  si  dhe për qytetarët e shpërngulur në Gjilan dhe familjeve të dëshmorëve, Nexhmedin Saqipi, shpërndau mishin e 29  kurbanëve.

Ky besim nga donacionet që ju ofru BIPBM-së për ti shpërndarë kurbanet edhe pse nuk kishim shpallur aksion, më nxitën ta rikthej aktivitetin e dikurshëm, që kemi bërë për Malësinë e Bujanocit, gjatë vitit 2001, për çka i falënderoj ndihmat e ofruara me rastin e kësaj feste shumë të dashur për myslimanët, i tha z. Saqipi, Agjencisë së lajmeve Jehona Press.

Gjithashtu, Nexhmedin Saqipi, i falënderon të gjithë donacionet  dhe aktivitetet  nga shoqatat joqeveritare, të cilat kohëve të fundit po angazhohen për pasurimin dhe zbukurimin e Luginës së Preshevës, gjatë këtyre festive, duke reflektuar solidaritet e mirëkuptim ndërqytetarë me rastin e shpërndarjes së kurbanëve dhe ndihmave të tjera të nevojshme për nevojtarët.

Këto aktivitete shumë të rëndësishme për personat me nevojë, dikur ishin të pakta për të mos thënë kurrëfare. Mirëpo me kalimin e kohës ato po bëhen sa më masovike dhe sa më institucionale.

Në këtë drejtim s’ka se sit ë mos përmendim aktivitetin e Shoqatës Kulturore “Dituria”, me moton “Kurbani – simbol i Sakrificës, Devotshmërisë dhe Solidaritetit”, pastaj Qendrën e  Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me projektin “Shporta e Kurban Bajramit, Mexhlisin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc  dhe Preshevë(KBI-t) në bashkëpunim me Shoqatën turke “Hasene” me seli në Gjermani, Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti” si dhe individë të tjerë, të cilët me rastin e festës së Kurban Bajramit therën me qindra qindra e mijëra kurbanë, për t’i begatuar sofrat e myslimanëve, theksoi Nexhmedin Saqipi, kryetar i BIPMB-së. /Jehona Press/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch