Home » Lajme, Opinione » Bisedime apo deshtime

Bisedime apo deshtime

Ali Hertica

Se a do të lidh koalicionme subjektet politike qe jan ne qevrisje, si dhe me përfaqësuesit e minoritarëve të votuar nga dy tri familje ajo veq po shihet, por gjithsesi bisedimet apo deshtimet dhe çdo zhagitje mund të jetë ndëshkuese, por edhe e rrezikshme për stabilitetin e vendit

Bisedimet apo deshtimet, si datë e rëndësishme e përfundimit të procesit negociator për zgjidhjen e mintrivcës dhe  bllokimit të rrugëve në atë pjesë  të Kosovës u prit me shumë ngjarje dhe shpresa. Por Vuqiqi mori raportin e “trojkës” ndërkombëtare lidhur me bisedimet e drejtpëdrejta në mes të Prishtinës dhe Beogradit, që hasën në kompromis të përafërt në mes të palëve, Prishtina ofroj “Traktatin e miqësisë” ndërsa Beogradi autonominë substanciale per serbet e veriut, të cilat jane diametralisht të kundërta. Kjo do te përmbushë edhe me aktivitete tjera, brenda dhe në diasporë kumbon fuqishëm zëri i studentëve dhe qytetarëve në Prishtinë qe mos et ket komprpmis et dhimbshem per Kosoeven , por edhe ai i diasporës së përmalluar dhe shumë vigjilente në New York, Londër dhe në qendra tjera perëndimore, kërkohej që bisedimet të janë shumë konqize dhe me platform që përmbushja e vullnetit politik të qytetarëve. Të gjithë këtij gërmazi popullor iu përgjigjë Serbia me një akt ahum te menqur  dhe  dinak duke i shfrytzuar dobësit e politikanve Kosovarë, instalimin e zyres së qeverisë serbe në Mitrovicën veriore, aty ku është xhepi i madh dhe i shqyer i politikës së papërgjegjshme të qeverisë së Kosovës. Edhe njëherë zgjedhjet e treguan  mosgatishmërinë  e politikës zyrtare të  Prishtinës të përballet  me  bashkimin apo ndarjen e Mitrovicës veriore. Shumë këngë  u shkruan e u kënduan për rrënimin e murit ndarës të Mitrovicës, qytetarët e së cilës kanë mbetur peng të politikës, por e tëra që u arritë deri më tash mbetën këngët e kënduara, dhe mirë të shitura në tregun e CD-ve. Edhe pse zgjedhjet përfunduan ashtu siç i deklaruan partitë politike, ende nuk shihet asgjë në nënshkrimin e koalicioneve në mes partnerëve të qevrisë. Shpresoj se kanë përfunduar “party-” e dehjes festive, është koha për të lëvizur. Se a do të lidh koalicion, si dhe me përfaqësuesit e minoritarëve të votuar nga dy tri familje mbetet të shihet, por gjithsesi koha po punon, dhe çdo zhagitje mund të jetë ndëshkuese, por edhe e rrezikshme për stabilitetin e vendit. Tash për tash nuk ka ndonjë rëndësi skema e koalicioneve, është shumë e rëndësishme përbërja e njerëzve të cilët duhet të jenë gjithsesi të kualifikuar per et marr rolin e xhelatit , nuk është aq reprezentative uniforma partiake. E mira së mirës do të ishte që parlamenti të caktoj seancën e përshpejtuar dhe të marr vendime të rëndësishme për momentin, parlamenti mund të caktoj edhe kandidatin apo grupin e ekspertve epr bisedimet parfundimtaee me serbin.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch