Home » Lajme, Ndërkombëtare » Bisedimet për ndarjen e Kosovës ringjallin fantazmat e vjetra ballkanike

Bisedimet për ndarjen e Kosovës ringjallin fantazmat e vjetra ballkanike

Prifti ortodoks Sava Janjiq thotë se ndarja e Kosovës është Fuqi Baruti për rajonin, kurse artikulli jep dy foto të dy shqiptarëve: një bariu që kullot dhentë në pllajat e Preshevës dhe shtëpinë e Zaire Hajdarit, në Suhodoll të Epërm, që ndodhet në veriun e Mitrovicës.

Në artikullin e sotëm të prestigjiozes amerikane “New York Times” shkruan për mundësinë e ndarjes së Kosovës në vija etnike, një iniciativë që ka marrë dritën jeshile të administratës amerikane, edhepse përgjatë viteve të kaluara SHBA është përpjekur të ndërtojë një “shtet multi-etnik”.

“Propozimi për shkëmbim territoresh ka ndjellë frikën e tensioneve etnike në rajon, ku në vitet 90-të u zhvendosën miliona persona dhe u vranë më shumë se 100 mijë persona,” përcjell albinfo.ch, shkrimin e prestigjiozes njujorkeze.

Prifti ortodoks Sava Janjiq thotë se ndarja e Kosovës është Fuqi Baruti për rajonin, kurse artikulli jep dy foto të dy shqiptarëve: një bariu që kullot dhentë në pllajat e Preshevës dhe shtëpinë e Zaire Hajdari, në Suhodoll i Epërm, që ndodhet në veriun e Mitrovicës.

“Në veri të Kosovës, mbi lumin Ibër, rreth mijëra serbë të mbështetur nga Beogradi përbëjnë shumicën e banorëve. Megjithatë nga 70- deri 100 mijë serbë të tjerë jetojnë në pjesën jugore të Kosovës, ku janë edhe manastiret më të shenjta të tyre. Pjesa e veriut në themel është i ndarë nga pjesa tjetër e Kosovës – me sistem të vetë shkollor, shërbim civil dhe kompani tjera të telekomunikacionit.”

Serbët e jugut frikësohen gjithashtu nga ndarja, pasi kjo mund të çonte drejt zhvendosjes së tyre në veri të vendit. Prestigjiozja amerikane, e cila ka vizituar thuajse të gjitha vendet e përziera mes shqiptarëve dhe serbëve, jep një ngjarje interesante nga Graçanica, ku në “mëngjesin e hershëm, në paralagjen e Prishtinës gjerbin së bashku kafen shqiptarët dhe serbët.”

Në fund artikulli shkruan se shqiptarët e kishin të vështirë të ktheheshin në veri të Kosovës gjatë 2006 – duke dhënë një foto të Kroi të Vitakut, ndërsa Aleksandër Vuçiqi mundohet ta tregojë si histori suksesi ndarjen e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch