Home » Lajme, Ndërkombëtare » BISHZ uron besimtarët me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit

BISHZ uron besimtarët me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit

Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 27 maj 2017

Bashkësia Islame Shqiptare për Zvicër BISHZ ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit duke i’u dëshiruar agjërim të lehtë.

«Muaji i Ramazanit është ndër obligimet më fisnike në të cilin muaj kultivohen vlerat njerëzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellët dhe dashuria midis njerëzve. Duke dëshiruar që ky muaj i shenjtë të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për të iu përkushtuar lartësimit shpirtërorë. Lus Zotin që ky muaj të gjejë familjet tona dhe shoqërinë tonë në përgjithësi dhe shtetin helvetik në harmoni, mirëqenie, siguri, lumturi dhe dashuri. Lusim Zotin të na mundësoj që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësoj agjërimin, të na bëj prej adhuruesve të sinqertë, të na i falë mëkatet dhe të na kaplojë me mëshirën e Tij.», thuhet në njoftimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Shqiptarëve të Zvicrës, Mustafë Memeti.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch