Home » Lajme, Vendore » BL e Rahovicës homazhe për dëshmorët

BL e Rahovicës homazhe për dëshmorët

Nën organizimin e BL Rahovicë sot janë bërë homazhe në vendin e rënies dhe varrezat e dëshmorëve të UÇPMB-së nga familjarë të dëshmorëve dhe shokë të idealit të tyre. Homazhet e ditës së sotme filluan në vendin e rënies së dëshmorit Mitat Musliu, për të vazhduar më pastaj tek panda e Rahovicës aty ku ranë Delta, Terri, Kastrioti, dhe Kinxhi. Organizatorët kanë vizituar edhe vendet e të rënëve tjerë. Krahas vendeve të rënies së tyre janë bërë homazhe edhe tek varrezat e Shaban Ukshinit dhe Agim Halimit në Rahovicë, Bardhyl Osmanit dhe Ibrahim Fejzullahut në varrezat e qytetit në Preshevë. BL Rahovicës për nder të dëshmorëve të kombit organizon çdo vit homazhe në vendin e rënies së tyre dhe tek varrezat ku pushojnë eshtrat e dëshmorëve të lirisë.

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch