Home » Lajme, Vendore » BL Tërrnoc: Veprimet e Daçiq dhe xhandarmërisë së tijë tregojnë se pse kishim konflikte që ishin të pa evituara për kohrat që kaluam

BL Tërrnoc: Veprimet e Daçiq dhe xhandarmërisë së tijë tregojnë se pse kishim konflikte që ishin të pa evituara për kohrat që kaluam

 

REAGIM

 

 

Bashkësia lokale e fshatit Tërrnoc në mbledhjen e sajë të jashtëzakonshme të mbajtur më 04.0.5.2012 duke filluar nga ora 11:00,  me rastin e bastisjeve dhe burgosjes të 8 ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga Tërnoci, Bujanoci dhe Breznica, reagon ashpër ndaj këtyre akteve të dhunshme dhe me prapavijë politike, pikërisht dy ditë para zgjedhjeve të 6 majit, të cilat janë shumë të rëndësishme për popullatën shqiptare të kësaj treve.

Veprimet e këtilla të ministrit Daçiq dhe xhandarmërisë së tijë tregojnë se, regjimet e mëhershme më të egra, ndaj shqiptarëve ende janë në pushtet dhe se esencialisht për shqiptarët nuk kanë ndryshuar gjërat edhe pse kishim konflikte që ishin të pa evituara për kohrat që kaluam.

Të gjitha këto veprime dhe aksione të paparashikueshme për botën e civilizuar, paraprakisht janë të planifikuara në kuzhinat e organeve të punëve të brendshme e që është fatkeqësia më e madhe e koordinuar me përpikmëri që sa më shumë të lënë pasoja tek popullata shqiptare e kësaj ane, që rasti më i freskët është ky aksion i fundit dy ditë para këtyre zgjedhjeve me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të elektoratit shqiptarë.

Andaj kërkojmë nga faktori politik shqiptar si dhe ai ndërkombëtar që urgjentisht të ndërrmarrin hapa konkrete në parandalimin e këtyre dukurive dhe lirimin e djemve tanë sa më shpejtë dhe pa kushtëzime.

 

 

 

 

Tërnoc:                                                                                                Bashkësia Lokale

04.05.2012                                                                                                     Tërnoc                                                                                                                                                           

One Response

  1. muharrem thotë:

    valla edhe neve ne kosov boll na ka ardhen trishtim por shkjou qimen e ndrron zanatin se harron por ne duhet tja kthejm pushken perseri e jo vetem shpinden se se qellimet e shkive jan mi shperngul shqiptaret nga trojet e tyre edhe pa UQPMB nuk zgjidhet asgje

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch