Home » Lajme, Ndërkombëtare, Opinione » Blloku i partive të majta fitues i zgjedhjeve në Suedi

Blloku i partive të majta fitues i zgjedhjeve në Suedi

XHAVIT ÇITAKUMenjëherë pas publikimit të rezultateve Kryetari i Partisë Moderate, Frederik Reinfeldt dhe njëherit Kryeminister aktual i vendit, tha se ofron dorëheqje nga posti i të parit të partisë për shkak të humbjes që pësoi në këto zgjedhje

Nga XHAVIT ÇITAKU

Geteborg- 15 shtator- Zgjedhjet e djeshme nacionale, rajonale dhe komunale në Suedinë e largët përfunduan me një rezultat pothuajse të balancuar ndërmjet dy blloqeve për shkak se fituesi është në përparësi me vetëm rreth katër për qind. Sipas rezultateve të deritashme dhe pothuajse përfundimtare blloku i partive majtiste i fitoi zgjedhjet pasi që mori mbi 43 për qind të votave të përgjithshme. Këtë bllok e udhëheq Partia Socialdemokrate që fitoi 31.3 për qind të votave, pastaj partia për Mbrojtjen e Ambientit 6.8 dhe Partia e Majtë që fitoi 5.7 për qind. Ndërkaq, Aleanca e partive konzervative që udhëhiqej nga Partia Moderate dhe që ishte në pushtet tash e tetë vjet arriti që marrë 39.4 për qind të votave. Shikuar nga ky rezultat paszgjedhor asnjeri koalicion nuk e ka shumicën për ta formuar qeverinë dhe shi për këtë blloku fitues duhet ta gjejë një partner nga aleanca. Sipas disa informacioneve të para deri me tash Partia Demokristiane ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Partinë për Mbrojtje të Ambientit, mirëpo  është në pikëpyetje se sa stabile do të mund të jetë qeveria me këtë parti e cila ka fituar vetëm 4.6 për qind të votave.

Befasi e këtyre zgjedhjeve është  renditja në vendin e tretë të partisë më të madhe në vend të Demokrateve Suedezë SD, e cila fitoi 13 për qind të votave. Megjithatë, për shkak të orientimit dhe programit të saj kundër të huajve asnjëra parti nuk dëshiron të bashkëpunoj dhe të krijoj farë koalicioni me këtë parti ekstremiste.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve lideri i Partisë Socialdemokrate, Stefan Lofven, do të jetë Kryeminister i ardhshëm i Suedisë. Ndërkaq, Kryetari i Moderatëve, Frederik Reinfeldt, dhe njëherit Kryeminister aktual, në një konferencë për medie që dha menjëherë pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve tha se ofron dorëheqje nga posti i të parit të partisë për shkak të humbjes që pësuan në këto zgjedhje. Edhe pse elektorati dëshiroj të bëj ndryshime në formën e qeverisjes, megjithatë, moderatët dhe partitë tjera në koalicion, pos tjerash, arritën që me sukses t’i bëjnë ballë krizës financiare që pati përfshi të gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch