Home » Lajme » Bogdanoviq: me pranimin e ndarjes së Kosovës do të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka asgjë nga kthimi dhe se shkëmbimi i territoreve nuk mund të bëhet pa luftë

Bogdanoviq: me pranimin e ndarjes së Kosovës do të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka asgjë nga kthimi dhe se shkëmbimi i territoreve nuk mund të bëhet pa luftë

Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanoviq ka deklaruar se me pranimin e ndarjes së Kosovës do të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka asgjë nga kthimi dhe se shkëmbimi i territoreve nuk mund të bëhet pa luftë.”Secili opcion për zgjidhjen e problemet të Kosovës, duke përfshirë edhe ndarjen, ka përparësitë dhe mangësitë e saj. Rreziku që vjenë nga ndarja e Kosovës është se 70.000 serb që jetojnë në jug të lumit Ibër, do të mund të mbesin në dhunë dhe me pastrim etnik të shkallëzuar. Përveç kësaj, ndarja do ti dërgojë një mesazh atyre se nga kthimi në Kosovë nuk mbetet asgjë” ka thënë ministri Bogdanoviq. Sa i përket shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjegjësisht Luginën e Preshevës me veriun e Kosovës, Bogdanoviq ka deklaruar se “Shkëmbimi i territoreve në shekullin 21 është i pamundur, pasi është e qartë se pa luftë dhe konfrontime është e pamundur të bëhet, andaj kjo nuk është në interes të askujt.

RTV Presheva

Start a conversation with his friends and gain valuable insight into what is www.trymobilespy.com really happening

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch