Home » Lajme » Bojken Lako ndahet nga gruaja

Bojken Lako ndahet nga gruaja

Bojkeni dhe Olesia nuk jetojnë më bashkë. Dashuria e nisur që në vitin 2006, pas një njohje krejt rastësore gjatë një feste ditëlindjeje, me sa duket është në krizë.

Bluetooth, duke iu referuar burimeve të veta, ka mësuar se artisti i njohur aktualisht nuk jeton më me të shoqen dhe se kjo periudhë ‘ndarjeje’ është bërë e ditur dhe shpërndarë shpejt, fillimisht në rrethin e ngushtë shoqëror të çiftit, e më pas nga të tjerë të njohur.

Madje thuhet se qershori është muaji i katërt që Bojken Lako nuk jeton në të njëjtën shtëpi me bashkëshorten e tij Olesia dhe kjo është cilësuar si një periudhë reflektimi nga ana e të dyve.

Nuk dihet se si do të shkojë më tej martesa e tyre, por ajo që është e sigurt për momentin është që marrëdhënia e tyre është vërtet në krizë.

Budgeting a budget is a plan types of writing essays for your money

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch