Home » Lajme, Sport » Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij, Jurgen Doberstein, duel që zgjati 12 raunde

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij, Jurgen Doberstein, duel që zgjati 12 raunde

Haxhi KrasniqiHaxhi Krasniqi e ka fituar meçin me Jurgen Doberstein pas vendimit të gjyqtarëve, në duelin që zgjati 12 raunde, shkruan albinfo.ch.

Me këtë rast, boksieri kosovar e fitoi titullin WBA Interconinental. Ky është titulli i katërt i tij në karrierë. Kjo ishte ndeshja e 50-të e Krasniqit, ndërsa me këtë fitore ai ka arritur të marrë titujt WBA dhe WBO.

Meçi ndërmjet Krasniqit dhe kundërshtarit të tij ishte shumë interesante dhe Krasniqi ka treguar një luftë të mençur, duke fituar në fund me vendimin e gjyqtarëve.

Ai ka hyrë në ring me këngën ‘Kuqezi’, derisa pas meçit ka falënderuar edhe tifozët shqiptarë. “Gjithmonë do të luftoj me shpirt dhe me zemër kuq e zi. Faleminderit për përkrahjen. Ju dua shumë”, ka thënë boksieri junikas pas meçit.

/Albinifo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch