Home » Lajme, Vendore » Bota e Adrianit Nga Presheva ndizet brenda një llambe

Bota e Adrianit Nga Presheva ndizet brenda një llambe

Punimet e tij u shpërndan gjithandej në 72 shtete të botës.Bile gazetat më prestigjioze Daily Mail”, “The Sun”, “Telegraph, “The Australian”, i kanë kushtuar mjaft hapësirë punës së tij. Bëhet fjalë artsitin tashmë më renome botërore nga Presheva Adrian Limani që po pushton artin botërorë.

Objekte të famshme të qyteteve të botës në miniaturë, pemë apo njerëz dhe porosi. Një botë imagjinare zhvillohet brenda llambave dhe jo vetëm ku mund të gjesh: kulla, pemë, njerëz, zemra.Këto pamje të rralla i sjell nëpërmjet punës së tij, artisti nga Presheva e që jeton në Raincë Adrian Limani.Adriani  ka arritur ta kthejë vëmendjen tek vetja. Javë më parë, fotografitë e tij janë ekspozuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ku ka qenë i ftuar. “Daily Mail”, “The Sun”, “Telegraph, “The Australian”, i kanë kushtuar mjaft hapësirë punës së tij. Megjithatë ai ka ambicie dhe vlerësime për botën e tij imagjinare, dhe  tani është i vetëm në botën e realitetit.

Unë bëj fotografi të kategorive të ndryshme siç janë Landscape, Portrete, Kafshe, Arkitekturë etj..domethënë mundohem t’i përfshij pak a shumë kategoritë e ndryshme të fotografisë. Ndërsa sa i përket llojit të fotografisë që unë bëj më së shumti ,mund të them se është specifik dhe jo edhe shumë i lehtë për t’u realizuar ka thënë artisti nga presheva për RTP.

Me këtë lloj të fotografisë Adriani kishte filluar që nga mosha 17 vjeçare. Ai thotë çdo fillim është i vështirë pasi  ka kaluar kohë e gjatë deri sa ka mësuar dhe krijuar teknikat e tij që dhe e bëjnë të veçant. Por duke parë faktin që në Luginë ku ky lloj arti nuk është i zhvilluar dhe i njohur shumë , qëllimi i Adrianit  ishte që të depërtoj jashtë kufijve atje ku edhe vlerësohet. Gjë që falë punës së pandalshme dhe talentit apo ideve ëndrra e tij  u bë realitet. Adriani, ka edhe objektiva të tjera, përveç fotove dhe studion në Tetovë për shkenca kompjuterike.

Por për punën e tij ai falënderon edhe familjarët tij që janë promotorët për suksesin e arritur.Adriani shpreson që së shpejti të bëjë një ekspozitë personale me punimet e tij, duke kërkuar edhe mbështetjen e Ministrive të Kulturës, qoftë të Kosovës ose të Shqipërisë. “Në dhjetor të vitit të kaluar fotografi nga Lugina e Preshevës, Adrian Limani, u përzgjedh për të qenë pjesë e librit/katalogut ndërkombëtar “Top 200 Best Digital Artists 2012/2013”, në të cilin u përfshinë artistët më të mirë që manipulojnë me fotografi nga tërë bota. Nga 3.000 kandidatët që u përzgjodhën vetëm 200, ndërsa Adriani është i më i riu (21 vjeç) në këtë përzgjedhje. Libri/katalogu u publikua në janar të këtij viti dhe shpërnda gjithandej në 72 shtete të botës. Në këtë kohë “The Telegraph”, “Daily Mail”, etj, kanë shkruar për të, madje edhe fotografitë e tij të jenë në faqen e parë të gazetave  .

(RTP)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch