Ballafaqimi mes francezëve dhe kroatëve, ka dhënë një finale të jashtëzakonshme, me aksion të bukura, raste dhe gola të shumtë.

Skuadra e Zlatko Daliq sikurse edhe në dy ndeshjet e kaluara, ia doli që të kthehet në lojë me anë te Ivan Perisiq (29’), i cili shënoi gol për të barazuar shifrat në 1-1.

Nuk zgjati shumë, dhe Franca përsëri kalon në avantazh. Kësaj radhe me golin e Antonio Griezmann (38’), i cili shënoi nga pika e bardhë pas rishikimit nga VAR, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Ishte Paul Pogba (59’), i cili më një super-gol e çoi avantazhin e Francës në 3-1, gol ky që zbehu gjasat e kroatëve për të bërë diç më shumë në këtë finale të madhe.

Francezët nuk u ndalen. Dhe përmes Kylian Mbappe (65’), tunden edhe një herë portën e Kroacisë, duke e çuar rezultatin në 4-1. Por, një gabim trashanik i portierit te francezëve, Lloris nga i cili përfitoi Mario Mandzukiq ngushtoj rezultatin në 4-2, dhe kjo ishte e gjithë ajo çfarë bën kroatët, të cilët e dominuan shumicën e lojës, por francezët shfrytëzuan mjaft mirë rastet e krijuara.

Përfundimisht Franca kampon botë, Kroacia e dyta në planet, kurse, medaljen e bronzte e ka fituar Belgjika, e cila dje mundi Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë.