Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Botërori 2018 – Ronaldo i jashtëzakonshëm, super derbi përfundon 3:3

Botërori 2018 – Ronaldo i jashtëzakonshëm, super derbi përfundon 3:3

Portugalia dhe Spanja kanë barazuar 3:3 në ndeshjen më të bukur deri më tani të Kampionatit Botëror.

Golin e parë e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e katërt nga penalltia, 11-metërsh të cilin e kishte fituar vet, derisa barazoi Diego Costa në minutën e 24-t, por Ronaldo doli sërish në skenë, kur shënoi me një gjuajtja nga distanca dhe gabimit të portierit spanjoll, De Gea.

Por, edhe Costa ishte në formë të mirë, duke barazuar rezultatin në 2:2 në minutën e 55-të, kurse tre minuta më vonë Nacho me një volej gjuajtje nga distanca shënon për 3:2 në minutën e 58-të.

Ronaldo ishte në formë të jashtëzakonshme, dhe shënon golin e tretë nga gjuajtja e lirë në minutën e 87-të për 3:3. Ky ishte një gol i jashtëzakonshëm.

Ky ishte goli i fundit në këtë ndeshje. Kjo ndeshje ishte në kuadër të Grupit B.

Në takimet tjera të ditës së sotme, Uruguai ka mundur Egjiptin me rezultat 1:0, gol i shënuar nga Gimenez në minutën e 90-të, derisa Irani mundi Marokun 1:0, kur Bouhhadouz shënoi në portën e tij, duke i dhuruar tri pikë kundërshtarëve, kurse ndodhi kjo në minutën e 95-të.

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch