Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Botërori 2018 – Suedia i shuan ëndrrën Zvicrës për të shkruar më tutje

Botërori 2018 – Suedia i shuan ëndrrën Zvicrës për të shkruar më tutje

Rezultati 1 me 0 e çon Suedinë drejt çerekfinales, duke fundosur shpresat e Zvicrës.

Në minutën e 66-të Suedia ka shënuar gol,përmes sulmuesit Emil Forchber duke e ndryshuar rezultatin në 1 me 0 në favor të tyre.

Në vazhdim lojtarët e Zvicrës kanë bërë përpjekje për të shënuar golin e barazimit por nuk ia kanë dalë.

Pasi nuk ia doli të barazonte, Zvicra në pjesën shtesë, ka rrezikuar të pësojë edhe golin e dytë. Lang e ka penguar këtë duke bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar. Gjyqtari i ka dhënë Lang-ut fillimisht kartonin e kuq, të cilin  pastaj e ka tërhequr dhe ka vendosur për gjuajtje të lirë në favor të Suedisë.

Edhe në këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami ishin titullarë, derisa Behrami ishte edhe kapiten.

Pas ndeshjes janë dhënë edhe notat për futbollistët.

Futbollisti më i mirë te Zvicra është vlerësuar Rodriguez nga faqja “sofascore.com”, me notën 8.0.

Shaqiri është vlerësuar me 7.2, Xhaka me 6.9, Behrami me 6.8 dhe Xhemaili me 6.2.

Në përgjithësi ky ishte një Botëror shumë i mirë për futbollistët shqiptarë, pasi Behrami shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj Brazilit, Xhaka dhe Shaqiri shënuan ndaj Serbisë, dhe Xhemaili shënoi ndaj Kosta Rikës dhe u zgjodh futbollisti i ndeshjes.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch