Home » Kulturë » Botohen në gjermanisht “Parrullat me gurë” të Ylljet Aliçkës

Botohen në gjermanisht “Parrullat me gurë” të Ylljet Aliçkës

Të nderuar miq dhe dashamirës,
Këto ditë u botua në gjuhën gjermane përmbledhja me tregime “Parrullat me gurë” e shkrimtarit Ylljet Aliçka, përkthyer nga Edmond Ludwig dhe botuar nga shtëpia botuese MAS.
Me rastin e këtij botimi, botuesi gjerman shkruan: “krahas historive të thjeshta të vendit të tij, Shqipërisë, nën regjimin Stalinist të Enver Hoxhës, në tregimet e tij, autori përshkruan ndodhi, po aq absurde të tranzicionit postkomunist.”
Disa vite më parë pas botimit të këtij libri në polonisht, shkrimtari i njohur polak Riçzard Kapuçinski ndër të tjera ka shkruar: “… i lexova me emocion dhe konsideratë të lartë. Fjala është për disa tregime të shkurtra të një letërsie të madhe…”
Varianti gjerman i parullave të Aliçkës, pason botimet e këtij libri në frëngjisht, italisht, çekisht, anglisht dhe polonisht si dhe filmin e mirënjohur të regjisorit Gjergj Xhuvani “Sllogans”, me skenar të autorit Ylljet Aliçka.
“Parrullat me gurë” (në shqip nga Botimet Toena, 2009).  
Me respekt për ju,
Irena Toçi Drejtore e përgjithshme
Botimet ToenaRruga “M. Gjollesha”K.P. 1420Tirane – AlbaniaTel. ++355 422 40 116Cel. ++355 68 20 677 11 botimet.toena@gmail.comredaksia@toena.com.alirena.toci@gmail.com
www.toena.com.alwww.facebook.com/botimet.toena
https://twitter.com/TOENABOTIME1
www.instagram.com/botimet_toena

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch