Home » Sport » Botohet libri “ Futbolli , Sistemet dhe taktika “ – i trajnerit të licencuar Enver Sahiti

Botohet libri “ Futbolli , Sistemet dhe taktika “ – i trajnerit të licencuar Enver Sahiti

Trajneri I licencuar I UEFA –ës Preshevari Enver Sahiti ka botuar librin e tretë të tij me titull “ Futbolli , Sistemet dhe taktika “ . Profesori Sahiti për tri vite rresht ka nxjerrë tre libra mjaft interesant  , që i dedikohen futbollit , e  që i kontribuojnë sportit shqiptarë por dhe më gjerë. Trajneri i UEFA-ës  Sahiti në këtë libër në mënyrë të veçantë trajton sistemet e lojës dhe taktikat  .

 

Edhe në futboll gjithmonë ekziston një mënyrë më e mirë , por duhet ta gjejmë , është njëra nga moto e librit “ Futbolli , Sistemet dhe taktika “  të trajnerit të licencuar të UEFA-ës Enver Sahiti.

Autori në këtë libër në mënyrë të detajuar flet për evulicionin e sistemeve lojës nga zbatimi i më hershëm e deri më sot.

Por sipas trajnerit të UEFA-ës  në futbollin e sotëm sistemi më i preferuar është ai     4-2-3-1. Ndërkaq sa i përket taktikave ai në këtë libër interpreton format e taktikës së futbollit në sistemet të shumta , ku mund të orientohen trajnerët në shtigje të reja më mundësi të përzgjedhjes , formulimit të filozofisë , ideve dhe trasimit të rrugës origjinale , duke mos kopjuar , por duke menduar dhe punuar sipas standardeve të atyre që janë para neve me magjinë e futbollit.

Trajneri i UEFA-ës Enver Sahiti ka edhe dy  libra të tjerë , ku i para iu është dedikuar Pjesës teorike dhe praktike , ndërsa libri i dytë trajton Teknikat dhe Metodikat e futbollit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch