Home » Lajme, Vendore » Brahim AVDYLI: Festimi i ditës së Valentinit nga “Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim”, në Kreuzlingen

Brahim AVDYLI: Festimi i ditës së Valentinit nga “Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim”, në Kreuzlingen

Dita e gte dashuruarve në Kreuzlingen-7“Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim”, në Sonnenwiesenstrasse 26, 8280 Kreuzlingen, me datën 14.02.2015, në lokalin e saj, në mbrëmje, pati një festë të veçantë. Mua, më pat ftuar prej Rapperswil-it, pa më treguar. Familje, gra, burra e fëmijë kanë festuar së bashku, deri në orët e vona të mëngjesit, këtë festë të paharruar, nëpër tingujt e orkestrës së kryesuar nga Xhevat Bislimi dhe duke kënduar këngët e para me gitarë, nga këngëtari Bexhet Sallahu.

Pa vonuar, erdhi një këngëtar i njohur nga i rrafshit të Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës, Gëzim Jaha, i cili me zërin e tij melodik, të natyrshëm, pa asnjë sforcim, të gjatë e të dridhur si një këngëtar i vërtetë, na i zgjoi të gjithëve ndjenjat e fashituara si asnjëherë më parë, e përcjellur nga këngëtarja e njohur Samire Ismaili, e cila jo vetëm se do të këndonte rrjedhshëm, por edhe me zërin e saj të lartë.

Dita e gte dashuruarve në Kreuzlingen-1Përgjëgjësi për Kulturë pranë kësaj “Qendre…”, aktori disavjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës, z. Rrustem Selca, i përshëndeti të gjithë të pranishmit, dhe e shpalli festimin e ditës së Valentinit, krahas përshëndetjeve të veçanta të këngëtarit të Dukagjinit, të cilin e njihja qëkur se ka qenë fëmijë dhe kishte filluar të këndojë. Lidhjen e tij të pashuar shpirtërore, të ripërsëritur ndaj Malësisë së Gjakovës e në Malësinë e Tropojës do ta shprehte kështu me këngët e rralla, qoftë me përshëndetje. Ai, i mahniti të gjithë pjesëmarrësit me këngët e tij të veçanta…

Dita e gte dashuruarve në Kreuzlingen-2Dita e Valentinit vie si datë e shënuar për të rinjtë, për familjet, për të dashuruarit dhe dhuratat e luleve. Ajo vlenë si datë kur këta të dashuruar afrohen e bashkohen. Ata i sinkronizojnë me takimin e dy zogjëve të vegjël apo dy zogj mjellme që afrohen. Në sfond qëndron një zemër e madhe, shpesh`herë e shpuar nga një shigjetë, që simbolzon se qenia është plagosur nga dashuria. Dita e Valentinit, me 14 shkurt, kur zogjtë e vërtetë në natyrë dashurohen është dita e dashurisë.

Rrënjët e saj të gjata e të thella shkojnë deri në mesjetën e hershme, që neve na zgjohet kërshëria a mos kjo datë ka të bëje me Perandorin e Perandorisë Bizantine, Valentinin ilir, Flavius Valentinius 323-375, dhe Perandor romak i Perëndimit, 364-375, me qendër në Milanën e sotme (atëherë Dita e gte dashuruarve në Kreuzlingen-3Mediolanumin), që atëherë sundonte në këtë perandori dhe përpiqej të forconte ushtrinë për të mbrojtur tokat e perandorisë e të ilirisë nga sulmuesit e pamatur e të shumtë, por që shkroi shumë vepra, ishte piktor dhe ndër të tjera shpiku armë të reja. Perandori Valentin nuk ishte asnjëherë i mendimit të marrë taksa të larta dhe përpiqej me të pamundurën e tij t`ua sigurojë qytetarëve lehtësitë finaciare, derisa caktoi “mbrojtësit e popullit” që të ndihmonin njerëzit më të varfër. Por, ai nuk ishte “Shën Valentini”.

Koha na dërgon më herët, që në antiken e hershme, kur sundojnë të dhënat më kundërshtare dhe nuk e dime se cila është e vërteta, por i zgjedhim disa prej tyre.

Dita e gte dashuruarve në Kreuzlingen-4Disa e lidhin me mbrojtjen e Zotneshës së familjes. Sipas romakëve ajo na quhet Juna, ndërsa sipas të ashtuquajturve “grekë” quhet Zotnesha Hera, bashkëshortja e Zeusit, ruajtja besnike e të martuarve. Kundërshtitë janë tepër të mëdha dhe lidhen pikërisht me këtë ditë sublime, në tërë botën. Nuk dihet saktësisht ku ka filluar të festohet kjo ditë. Thuhet se vjen nga emri i peshkopit Valentin, nga Terni, i cili, siç duket, përkundër ndalimit të perandorit të atëhershëm, i kishte kurorëzuar prap të dashuruarit. Sipas të dhënave të autorëve të ndryshëm të botës, pas fjalëve të tij, njerëzit e kurorëzuar aty për aty i merrnin lulet nga kopshti i tij. Të kurorëzuarit kishin qenë të dashuruar nën një yll të mirë e të veçantë. Ai është ekzekutuar porse me 14 të shkurt 268 në Romë, ndërsa filloi jeta e tij në vitin 175 në Interamna, sot Terni, në Itali.

Dita e gte dashuruarve në Kreuzlingen-5Ndonjëherë merret Jezuesi (pra Isusi, Isaja) në “martesën” e qiellit. Në Angli merret shekulli i 15 si shekull kur palët e të dashuruarve në ditën e Valentinit u dërgohen dhurata të posaçme ose vjersha. Ndonjëherë, u dërgohen edhe karta të dekoruara. Në tërë botën ka tradita të ndryshme, vetëm në Arabinë Saudite është ditë e ndaluar dita e Valentinit nga islamizmi…

“Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim”, në Kreuzlingen, e kishte vendosur ta festojë këtë datë. Të pranishmit i argëtuan pa masë këngëtarët dhe orkestra, që tingëllonte në mënyrë tipike. Xhevat Bislimi e kishte orkestrën shumë të rregullt. Tamburet, tupanin e defat i kishte shumë origjinale, rrahnin në mënyrë të ngjeshur e më kumbueshëm se kudo tjetër.

Dita e gte dashuruarve në Kreuzlingen-6Gëzim Jaha e Samire Islami këmbeheshin e këndonin pa ndërprerë, deri pas mesnate. Sikur askush nuk e lodhte mendjen te situata e jashtëzakonshme në Kosovë. Edhe unë, përderisa i ndëgjoja, papritmas e shkëputa zemrën. Isha bashkuar me vëllezërit e mi nga Kosova, nga Shqipëria, nga mërgata e madhe e dramatike. Pranë meje ishte ulur Tomë Berisha, Kryetar i “Qendrës…”, në kokë të tavolinës, me të shoqen e tij, sikur nuk e ndjente dhembjen pas operacionit. Në karahun e majtë e kisha një ish-aktivist të denjë të Shoqatës Kulturore e Sportive “Skenderbeu” në Kreuzlingen, me gjithë familje, tani, aktivist i kësaj “Qendre…”. Ndërsa, në krahun e djathtë më rrinin miqtë e rinj nga Theranda. Besim Baraliu ishte në krahun tjetër, pranë Tomë Berishës. Vajzat e vogla dhe të edukuara, Blenda dhe Loreta Kastrati, këndonin dy këngë të bukura.

Dita e gte dashuruarve në Kreuzlingen-8Ende më tingëllojnë të freskëta dhe të gjalla fjalët e një kënge të Gëzim Jahës për tokat shqiptare, të ndara mes përmes zemrës nga ziliqarët e armiqtë e ligj. “Nuk mund të ndahej shpirti”, thoshte kënga. Ishin pjesë të një trupi të gjallë. Morina, vendlindja ime, e lidhte Tropojën e Gjakovën, pra Shqipërinë e Kosovën, si një trup i pandashëm, nën malet e larta të Shkelzenit. Këngët e luftëtarëve të lirisë jehonin pandërprerë. Sikur të qe e gjallë Fatime Sokoli, nga Tropoja…

Në vallëzim, vallzonin edhe fëmijët e vegjël dhe i gëzoheshin kësaj dite. Sikur edhe ata dëshironin që të bëhej festë e përjetshme, festë e Shën Valentinit, të cilët, nuk e dinin si kishte lindur kjo datë, por gëzonte ardhjen e tyre në këtë botë. Edhe kjo datë, si çdo gjë tjetër, nuk lihej e qetë nga të ligjtë, nga pjella e djallit, e cila, në Kosovë nuk lejonte të humbë as edhe një minutë tjetër pa përmbytjen e çdo gjëje të mirë. I kujtoja pa masë ato skena të dhimbshme të thyerjeve, të baktisjeve, të përmbytjeve dhe pa diktuar më rridhin lotët, pa këputur, varg e vi…

Dashtë Zoti i Madh e kujtojnë njerëzit e mirë, kudo që janë ata, se nuk ka gjë më të ligë t`ia kthesh kurrizin vendlindjes sate e të marrësh udhët e mërgimit, pa çaste të mira e me vuajtje, me fëmijë të vegjël, pa zgjidhje, me lot papushim!…

Guri që rrokulliset do kohë të gjatë deri sa të zë vend. E kur do të zë vend?!…

Dhashtë Zoti i madh që kudo që ka shqiptarë të ketë edhe “Qendra për Kulturë e Integrim”, sikur kjo e jona, dhe të bëhen vatra të punës e atdhedashurisë!…

 

14.02.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch