Home » Lajme, Ndërkombëtare, Politikë » Bratislavë: Përplasje mes dy presidentëve për dialogun Kosovë – Serbi

Bratislavë: Përplasje mes dy presidentëve për dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin ‘Globsec 2019’ në Bratislavë ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog nëse vendosim kushte për dialog, ashtu siç po bën Serbia aktualisht.

Në një debat që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Thaçi ka thënë se Vuçiq e di mirë se kush është fajtor për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO.
Presidenti, më tutje, në këtë forum ka përmendur se Serbia nuk ka përmbushur marrëveshjen e energjisë, IBM-it, dhe ka penguar hapjen e urës së Mitrovicës. Por, Vuçiq ka reaguar duke thënë se Serbia ka zbatuar 100 për qind marrëveshjet e arritura në Bruksel, derisa theksoi se Kosova nuk e ka themeluar ende Asociacionin.
Në margjinat e forumit, presidenti Thaçi ka takuar diplomatin amerikan, Philip Reeker, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut. Presidenti Thaçi ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garanci për Kosovën.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch