Home » Lajme, Ndërkombëtare » Bruksel: Ftesë për takimin Jahjaga – Nikolliq, më 6 shkurt

Bruksel: Ftesë për takimin Jahjaga – Nikolliq, më 6 shkurt

Presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, janë ftuarpër takim në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Zëdhënësja Maja Kocijançiq, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë, se për të dy presidentët është dërguar ftesa për takim.

“Catherine Ashton i ka thirrur për në Bruksel, presidentin Tomisllav Nikolliq dhe presidenten Atifete Jahjaga, për takime më 6 shkurt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim theksohet se “takimet mbahen në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve”.

Tashmë, në dialogun e nivelit të lartë politik Kosovë – Serbi, janë mbajtur disa takime ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Këto takime, që janë ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, kanë rezultuar me disa marrëveshje, në mesin e të cilave është edhe ajo për menaxhimin e integruar të kufirit.(f.b.)/Evropa e Lirë/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch